Video

23/10/2014 15:36:23

Parlamenti ''OK'' shkarkimit

Deputetët e maxhorancës, miratuan me 73 vota raportin e komisinit hetimor që propozonte shkarkimin e dy anëtarëve të KLDsë






TIRANË - Kuvendi miratoi sot në seancë plenare pr/vendimin për shkarkimin nga detyra të dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, pas shkeljeve kushtetuese e ligjore të evidentuara në raportin e komisionit hetimor, të ngritur nga parlamenti. Fillimisht, deputetët e maxhorancës, miratuan me 73 vota raportin e komisinit hetimor që propozonte shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së. Me votim të fshehtë, deputetët miratuan me 72 vota pro dhe 1 kundër, pr/vendimin për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Çefa. Edhe anëtari tjetër i KLD-së, Lelçaj u shkarkua nga detyra me 72 vota vota pro dhe 1 kundër.

HermesNews - ©2014