Video
21/10/2014 13:17:51
Jashtë nga origjina e drogës
Ministri i brendshem spanjoll Jorge Fernandez Diaz letër Ministrit Saimir Tahiri për, shifrat e jashtëzakonshme të konfiskimeve, arrestimeve dhe gjyqeve
TIRANË - Ministri i punëve të brendshme Saimir Tahiri merr letër nga homologu spanjoll, Jorge Fernandez Diaz, që përgëzon për sukseset e arritura dhe përparimet e bëra në luftën kundër narkotrafikimit. Ndërsa thekson se për Spanjën lufta kundër trafikut të drogave është një prioritet, ministri Jorge Fernandez Diaz përgëzon Ministrin Tahiri si dhe Qeverinë Shqiptare, "për shifrat e jashtëzakonshme të konfiskimeve, arrestimeve dhe gjyqeve që rezultojnë me dënime, frut i operacioneve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit Shqiptar".