Video

20/10/2014 13:51:47

Denohet me vdekje skuadra kombetare

Kim Jong-un, jep vendimin pas humbjes me Korene e Jugut






SEUL - Nuk ka mjaftuar vrasja e xhaxhait te liderit te dashur te vendit te cilin e kane ngrene qente. Apo edhe ish e fejuara misterioze e zhdukur pasi shihte balet te ndaluar dhe dalja e saj publike pas disa javesh. Ne korene e veriut, dhuna eshte ende e madhe dhe do te vazhdoje te rrethoje vendin, edhe pse per shume njerez tashme dhuna atje eshte kthyer ne barcalete.

Vetem gjate ketyre diteve, eshte publikuar nje lajm ne lidhje me te cmendurin Kim Jong-un, i cili ka denuar me vdekje te gjithe lojtaret te skuadres kombetare te vendit, pasi ata sipas tij “jane fajtore qe humben ne ndeshje me armikun e vendit korene e jugut”.

“Skandali”, shume pak deri tani i verifikuar, po perhapet me shpejtesi neper internet. Edhe pas gjendjes jo te mire shendetesore te liderit te madh koreano verior, i cili u pa keto dite te levizte me bastun neper takime zyrtare, serisht vendimi per ekzekutimin me vdekje te skuadres kombetare te futbollit duket per te gjithe i tmerrshem.

Edison Myrteza