Video

18/10/2014 13:27:29

30 mije te trafikuar ne BE

Pjesa me e madhe jane per trafik seksual






BRUKSEL- Bashkimi Europian ben te ditur se mbi 30.146 persona jane regjistruar si viktima te trafikimit te qenieve njerezore pergjate 28 vendeve zyrtare te BE-se nga viti 2010 deri ne vitin 2013. Raporti i Komisionit Europian, shkruan se 80 per qind e viktimave jane femra dhe 69 per qind e viktimave jane ne krye te listes si “viktima te trafikimit seksual”.

Mbi 1 mije femije jane viktima te trafikimit seksual. Dy te tretat e viktimave jane qytetare te Bashkimit Europian. Nigeria dhe Kina jane ne krye te listes se viktimave jo europiane.

Komisioneria per Bashkimin Europian, Cecilia Malmstrem ka deklaruar se “vendet e BE-se kane bere shume per luftimin e trafikut, si skllaveri e koheve moderne. Por ende nuk kemi arritur te luftojme perfundimisht kete lloj trafiku. Duhet te vazhdojme te luftojme pa nderprerje si brenda europes, ashtu edhe pertej kufijve”.

Brenda vitit 2010-2012, shtetet e BE-se kane arrestuar mbi 8551 persona per trafik njerezish. Nje raport i vitit 2012 nga agjencia e drejtesise europiane ka nenvizuar se ne disa raste te trafikimit te qenieve njerezore, kane ndihmuar shume policet te cilet punojne ne kontrollin e kalimit te kufijve.

“Kriminelet bullgare”, trafikonin gra shtazena nga Bullgaria drejt Greqise. Me pas atje, grate detyroheshin me force pasi lindnin femijen t’ua jepnin vendsave per adoptim “cifteve greke”. Gjashte te dyshuar ne rrjetin kriminal jane arrestuar ne Bullgari dhe 5 te tjere ne Greqi.

Bashkepunimi mes policise Britaniko-Polake, ka dhene fryte per nje grup kriminal polak i cili trafikonte mbi 200 persona drejt britanise si pjese e nje projekti “fitimi multi milioner paundesh”. Nga ky operacion u arrestuan 29 persona ne Poloni dhe 2 ne Londer.

Komisioni shton se banoret e shteteve te BE-se jane duke levizur lirshem dhe jane duke zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal ne gjendje te larte per shkak te rregullave jo te forta te Bashkimit Europian. Kesaj i shtohet edhe rregulli per dhenien e qendrimit te perkohshem per viktimat jo te BE-se per trafikimin per ata viktima te cilet bashkepunojne me autoritetet.

Ne vitin 2012, vendet e Bashkimit Europian dhane 1.124 leje qendrimi, ndersa numri total i 23 vendeve te regjistruara per viktimat e trafikut te qenieve njerezore arrin ne 2.171 vete.

Edison Myrteza