Video

07/10/2014 10:04:12

Martohet me veten e saj

I propozon vetes te martohet me emrin Isobel






BRITANI- Nese ke deshire te martohesh por ende nuk gjen personin e duhur, mesa duket nje grua e re e ka gjetur zgjidhjen e saj. Duke qene “vetem” per 6 vjet me radhe, Grace Gelder ka vendosur “te martohet me veten”.

Nje fotograf dhe kameraman ka bere te ditur per gazeten britanike “The Guardian”, se ceremonia ishte jashte cdo parashikimi, duke patur nje fuqi teper te madhe ne lidhje me marrdheninen qe gruaja kishte me veten, duke e perfshire ne nje marrdhenie nderpersonale.

“Nese une kam qene vetem per 6 vjet kam arritur te ndertoj kete marrdhenie te shkelqyer me veten time. Madje une kam arritur te gjej nje zgjidhje me te mire, kur marrdhenia me dike tjeter duket se eshte nje pune shume e gjate per t’u arritur deri atje”, ka thene Gelder.

“Vertet mendova se duhet t’i perkushtohem nje periudhe te mire zbulimit te vetes dhe ne te njejten kohe, jam duke pare per nje te ardhme dhe faze te re”.

Gelder deklaron se vendimin per kete veprim e ka bere pasi eshte shtyre nga nje kenge e kengetares Bjork e titulluar “Isobel”. “Kam nje gjendje te mire me veten qe kur isha 18 vjec, qe prej kohes ne universitet kur studioja art dhe isha shume e kenaqur kur degjoja muziken e Bjork dhe kengen Isobel. Emri im tashme eshte Isobel dhe me te une jam martuar tashme me veten time. Mund t’ju duket e cuditshme, por une tashme e kam gjetur veten. Ky eshte nje pakt ose premtim qe i ben vetes, duke menduar si do ta jetosh jeten qe prej atij momenti”.

Gelder mendoi t’i propozonte vetes ne nje park qe ndodhet prane nderteses se parlamentit ne muajin nentor, ndersa ceremonia u zhvillua ne nje ferme ne Devonshire ne muajin mars te nje viti me pas. Rreth 50 persona morren pjese, duke perfshire edhe motren e saj.

E gjeti veten mes dyshimeve ne Shkurt. “E gjeta veten duke e pyetur se pse jam duke e bere kete. Eshte vetem nje deshire”, ka deklaruar gruaja e cila shton se eshte teper e lumtur me vendimin qe tashme ka bere.

Tiu, njeri prej miqve te saj, i cili ishte edhe si celebrues i marteses se Gelder, e ka ndihmuar ate gjate gjithe kohes. “Nuk e di nese eshte nje gjendje feministe, por te krijosh nje martese te ketij lloji nen deshiren tende, ndihesh jashte mase mire”, ka thene ai vetem disa momente pas ceremonise se marteses.

“Statusi i marteses me veten time, do jete jashte syve te ligjit. Une mendoj se kam mundesi te gjej rregull me veten edhe nese bie ne kundershtim me dicka qe nuk pelqehet. Vetem se jam martuar me veten time, nuk do te thote se nuk jam e hapur per idene per te mos u martuar me dike tjeter nje dite”, deklaruar perfundimisht Gelder.

Edison Myrteza