Video

07/10/2014 09:24:33

Turqia, në Koban me ushtri

Erdogan: ''Lëshimi i bombave që nga ajri nuk do t’i japë fund terrorit. Terrori nuk do të ndalet nga sulmet për aq kohë sa ne nuk do të bashkëpunojmë në kuadër të një operacioni tokësor me ata që kanë ndërmarrë luftën në terren''






(17:49) Qyteti sirian i Kobanes po bie në duart e xhihadistëve, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e gjykoi të nevojshëm një operacion ushtarak tokësor për të ndalur grupin e Shtetit Islamik. "Lëshimi i bombave që nga ajri nuk do t’i japë fund terrorit. Terrori nuk do të ndalet nga sulmet për aq kohë sa ne nuk do të bashkëpunojmë në kuadër të një operacioni tokësor me ata që kanë ndërmarrë luftën në terren", deklaroi Erdogan para refugjatëve sirianë, i cili vizitoi kampin në Gazientep, në jug të Turqisë. "Muajt kalojnë dhe ne nuk kemi marrë asnjë rezultat. Kobane po bie", shtoi ai.


KOBAN - Vazhdojnë betejën rrugë më rrugë dhe shtëpi më shtëpi, kurdët dhe luftëtarët e Isis. Flamuri i zi valëvitet në çdo lagje periferike. Në kufi ushtarët e partisë së punës në Kurdistan (Pkk) janë gati të ndërhyjnë nëse Ankaraja do t'i japë OK. Në Irak 22 civilë, mes të cilëve 4 fëmijë, janë vrarë nga një raketë e koalicionit ndërkombëtar që ka goditur gabimisht një banesë civileëh, 150 kilometra në lindje të Bagdatit. "Do të dërgojmë trupa në Siri vetëm nëse strategjia amerikane do të përfshijë dhe desttinacionin e Assad", tha në një intervistë për Cnn lideri turk Ahmet Davutoglu. Prindërit e pengut amerikan që ndodhen ende në duart e Isis, Peter Kassig, kanë shpërndarë një letër të djalit të tyre ku shkruhet, se gjëja më e vështirë është të mos di se mund të shpresoj akoma. Isis vazhdon të bëjë aleatë mes organizatave xhihadiste në disa vende të botës dhe shtohen ekzekutimet (3 në Egjipt, 7 në Nigeri). Lëvizja islamiste e Uzbekistanit i është bashkuar Isis.

HermesNews ©2014