Video

06/10/2014 17:25:45

Drejt njė modeli europian

Lulzim Basha






TIRANE - Pėr arsye qė dihen botėrisht opozita ka ndėrprerė marrdhėniet me parlamentin. Kėto arsye lidhen drejtpėrdrejt edhe me temėn qė na ka mbledhur sot nė kėtė sallė me ftesėn tuaj zoti President.

Drejtėsia ėshtė njė nga temat e mėdha tė konfliktualitetit politik sot nė vend. Ajo ka tė bėjė me sundimin e ligjit nė Shqipėri. Ka tė bėjė me sundimin e ligjit qė ėshtė i lidhur ngushtėsisht me zbatimin e Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit, nė radhė tė parė nga institucionet, nė radhė tė parė nga Parlamenti dhe nga Qeveria. Sundimi i ligjit dhe zbatimi i vendimeve tė gjykatave janė tė lidhura fort me njėra-tjetrėn.

Ne jemi mbledhur sot nė kėtė tryezė, pėr tė diskutuar pėr reformėn nė Drejtėsi, pėr zbatimin e ligjit, ndėrkohė qė shumica ka vėnė nė pikėpyetje sovranitetin e vendimeve tė Gjykatės Kushtetuese pėr herė tė parė, e pėrsėris pėr tė parėn herė nė kėto 23 vite. Ndėrkohė qė ekzekutivi dhe agjensitė e tij vazhdojnė tė cėnojnė dhe dhunojnė haptasi interesat dhe tė drejtat legjitime, ligjore dhe kushtetuese tė qytetarėve tė Republikės nė shkelje jo vetėm tė ligjit por edhe tė vendimeve tė gjykatave tė vendit.

Tema tjetėr e madhe e konfliktit politik shumicė – opozitė ka tė bėjė me integritetin e ligjvėnėsve. Tė asaj trupe qė pretendon tė luajė njė rol reformues nė drejtėsi. Prania si kurrė mė parė nė trupėn e ligjvėnėsve e subjekteve tė sistemit tė drejtėsisė, tė individėve qė kanė qenė nė bankat e tė akuzuarve dhe mė pas tė dėnuar pėr vepra penale tė natyrės sė krimit tė organizuar - kompromenton rėndė motivet, kapacitetin dhe drejtpeshimin e tyre pėr tė marrė pėrsipėr pėr aq sa u takon rolin e tyre si reformatorė tė drejtėsisė.

Ne jemi sot nė kėtė tryezė pėr tė konfirmuar vullnetin tonė. Opozita e sotme ndryshe nga ajo e djeshmja mbėshtet reformėn nė drejtėsi, si njė domosdoshmėri, si njė nevojė pėr rrugėtimin tonė Europian. Ne vijmė nė kėtė tryezė me njė vizion dhe me njė platformė tė cilėn ekspertėt tanė do ta elaborojnė nė panelet pas kėtij prezantimi.

Do mė lejoni ta bėj fare tė qartė para jush se ne mbėshtesim dhe kėrkojmė zbatimin pa hezitim tė njė MODELI, NJĖ MODELI EUROPIAN pėr reformimin e drejtėsisė.

Modeli europian bazohet nė parimin e konsolidimit tė pavarėsisė, eficensės dhe llogaridhėnies sė sistemit tė drejtėsisė. Njė reformė e cila bazohet nė dy shtylla kryesore:

1-Reformimi i sistemit pėr tė luftuar korrupsionin, i cili duhet tė bėhet nga vetė sistemi dhe jo nga Qeveria. E thėnė troē: Qeveria duhet tė mbajė larg duart nga gjyqėsori. Kapja politike e gjyqėsorit ėshtė burimi mė i keq i deformimit dhe korrupsionit nė drejtėsi.

2-Konsolidimi i pavarėsisė sė gjyqėsorit nga politika dhe pushteti ekzekutiv, pėrmes forcimit tė organeve vetqeverisėse, dhe rritjes sė rolit tė tyre nė pėrgjegjshmėrinė, transparencėn dhe llogaridhėnien e gjyqėsorit para ligjit, para kushtetutės, para qytetarėve. Dhe askujt tjetėr.

Modeli Europian qė ne kėrkojmė dhe mbėshtesim bėn tė mundur forcimin e eficensės dhe efektivitetit tė sistemit tė drejtėsisė pa bėrė kurban pavarėsinė. Pa lejuar qė reforma tė kthehet nė njė alibi pėr ta futur drejtėsinė nė sqetullėn e pushtetit e pėr ta kthyer atė nė njė shtojcė tė tij.

A mund tė ketė model europian tė drejtėsisė kur qeveria dhe shumica shkelin ligj dhe kushtetutėn pėr tė miratuar natėn, pa asnjė konsultim dhe kundėr thirrjeve tė partnerėve ndėrkombėtarė paketa ligjore tė personalizuara qė synojnė kapjen dhe nėnshtrimin e sistemit tė drejtėsisė ndaj pushtetit politik tė shumicės dhe ekzekutivit? Si nė rastin e paketės sė 31 korrikut kur u tentua kapja e KLD, Shkollės sė Magjistraturės dhe Gjykatave Administrative me njė goditje. Dhe kur shansi qė u paraqit me dekretet e Presidentit tė Republikės pėr tė reflektuar mbi shkeljet evidente tė ligjit dhe Kushtetutės, u hodh poshtė me arrogancė tė pashoqe partizane.

Opozita po e ndjek kėtė ēėshtje deri nė institucionet e ngarkuara me mbrojtjen e Kushtetutės, por ia vlen tė rikujtojmė se kur partnerėt i kėrkuan shumicės tė priste ardhjen e ekspertėve europianė, pėrgjigja ishte: jemi nė emergjencė!! Erdhėn ekspertėt dhe e vetmja emergjencė ishte shkarkimi i anėtarėve tė KLD! Asgjė tjetėr nuk ka ndodhur. Kjo ėshtė e vėrteta!

A mund tė ketė model europian kur komunikimi publik i shumicės pėr kėtė reformė ėshtė reduktuar nė njė anatemim jakobinesk tė gjyqėsorit nė bllok, nė pėrpjekje pėr tė denigruar tė gjithė gjyqtarėt, e cila s’mund tė jetė gjė tjetėr veēse njė premisė pėr t’u hedhur lakun e nėnshtrimit politik.

Populizmi nuk ėshtė zgjidhje. Tė flasėsh nė emėr tė popullit nuk ėshtė zgjidhje. Wshtė mungesė vizioni nė rastin mė tė mirė, jorgan pėr tė mbuluar axhendėn politike nė rastin mė tė keq.

Reforma kėrkon vizion, kėrkon platform. Deri tani kjo shumicė ka kaluar vitin dhe nuk ka prezantuar asnjė vizion dhe asnjė platformė.

Modeli Europian, sipas nesh, kėrkon njė proces TRANSPARENT, GJITHPĖRFSHIRĖS, ME EKSPERTIZĖ EUROPIANE DHE ME KONSENSUS.

Kėrkon TRANSPARENCĖ nė rradhė tė parė. Njė autostradė europiane tė vendimmarrjes, jo korsi emergjence nė mes tė natės, aq mė pak shteg dhish nėn pishtarin e ēobanit qė i prin kopesė. Tė mos ndodhė ajo qė nuk kish ndodhur nė 23 vjet, ku ekspertėve europianė iu fshehėn draftet e paketės verore. Tė gjitha propozimet duhet tė pėrgatiten para qytetarėve, para publikut, para aktorėve tė sistemit, para partnerėve.

Procesi kėrkon GJITHPĖRFSHIRJE. Jo vetėm tė aktorėve politikė. E pėrmendi Presidenti, e pėrmendi Kryetari i Kuvendit, duket edhe kreu i ekzekutivit ka reflektuar nė kėtė ēėshtje ndaj nuk po zgjatem.

Procesi kėrkon KONSENSUS me bazė tė gjerė. Qė garanton jetėgjatėsinė e fryteve tė reformės duke i ankoruar ato fort tek parimet e gjithėpranuara europiane tė njė drejtėsie tė drejtė, tė shpejtė dhe tė paanshme. Jo njė reformė tė njėanshme me fryte tė helmuara nga axhenda politike qė synojnė tė ulin nė gjunjė dhe tė kapin drejtėsinė.

Procesi kėrkon EKSPERTIZĖ DHE MONITORIM EUROPIAN DHE EURO-AMERIKAN. Pėr tė shmangur dhe parandaluar nė tė ardhmen ethet pėr ti rrėshqitur modelit europian dhe pėr ta zėvendėsuar atė me modelin oligark tė kapjes e jo reformimit tė drejtėsisė.

Natyrisht sindroma e vitit zero nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė pikėnisja pėr asnjė reforme tė sukseshme. Zonja dhe Zotėrinj, kėtu jemi, kėtu kemi qenė dhe dihet fare mirė se nė ēfarė gjendje ishte drejtėsia para 10 vitesh. Infrastruktura e gjykatave ishte pėr faqe tė zezė. 2-3 gjyqtarė nė njė zyrė 10 m2 e cila shėrbente dhe si sallė gjykimi, por pa kompjutera dhe me zero trasparencė.

Nė krye tė ēdo gjykate tė vendit, nga shkalla e parė e deri nė gjykatė tė lartė dhe Gjykatėn Kushtetutese, ishin ish-ministra, ish-zv.ministra, deputetė apo drejtues tė forumeve tė larta tė Partisė Socialiste.

Megjithatė asnjė mandat nuk u ndėrpre. U pėrmirėsua infrastrukura e sistemit tė drejtėsisė, u ndėrtuan apo rikonstruktuan mbi 30 godina tė gjykatave dhe prokurorive. U dixhitalizua i gjithė sistemi i drejtesisė. Menaxhimi i ēėshtjeve dhe sistemi dixhital janė ndėr mė tė pėrparuarit nė rajon ndėrsa sistemi audio qė po shkon drejt pėrfundimit dhe dy gjykata qė kanė mbetur akoma raportohet tė jetė unik nė rajon.

Dhe kėto janė hapa tė duhura drejt transparencės. Jo vetė transparenca por parakusht pėr transparencėn, e cila sė bashku me monitorimin janė instrumentet bazė pėr luftėn ndaj korrupsionit dhe vendosjen e besimit tė publikut te drejtėsia.

Siē e thashė mė lartė, ekspertėt tanė do tė paraqesin, me rastin e kėsaj tryeze, objektivat, instrumentet, platformėn, vizionin tone. Jemi tė hapur ta diskutojmė dhe kemi ardhur ta diskutojmė me tė gjithė faktorėt e pėrfshirė nė kėtė diskutim.

Mė lejoni fare shkurtimisht tė pėrmend se pėr ne, katėr janė OBJEKTIVAT KRYESORE TĖ REFORMĖS:

1.Sė pari pėrmirėsimi i transparencės, eficencės dhe llogaridhėnies tė tė gjithė institucioneve tė sistemit tė drejtėsisė, pėrmes rritjes sė kontrollit dhe pėrmirėsimit tė mekanizmave tė monitorimit tė sistemit gjyqėsor, me fokus tė vecantė luftėn ndaj korrupsionit dhe praktikave qė e nxisin atė. Disa nga pyetjet qė shtrohen pėr tė arritur kėtė objektiv kanė tė bėjnė me faktin nėse:

-A mund tė realizohet mbikėqyrje efektive e mbi 300 gjyqtarėve vetėm me 15 inspektorė?

-A mund tė realizohet mbikėqyrje efektive nėse mbivendosen kompetencat e inspektimit, pėrmes ekzistencės sė dy inspektoriateve, edhe pse kjo bie ndesh me rekomandimet e standardet europiane?

-A mund tė realizohet mbikėqyrja nėse nuk ngrihet njė mekanizėm i shpejtė dhe efikas i vlerėsimit dhe analizimit tė ankesave tė qytetarėve kundėr veprimtarisė sė gjykatave, qė t’iu sigurojė qytetarėve zgjidhje tė problemeve?

-A mund tė jetė pėrgjegjės KLD pėr gjėndjen e gjyqėsorit, kur ekskluzivitetin e procedimit disiplinor tė gjyqtarėve e ka Qeveria?

-A mund tė flasim pėr luftė kundėr korrupsionit kur nuk konsolidojmė rregullat dhe kriteret qė lidhen me emėrimin, promovimin apo transferimin e gjyqtarėve, me qėllim qė ato tė bazohen tėrėsisht dhe vetėm nė parimin e meritokracisė, profesionalizimit dhe profilizimit tė gjyqtarėve?

-A mund tė flasim pėr efektivitet tė punės sė gjyqtarėve nėse nuk krijojmė garanci ligjore efikase pėr ruajtjen e jetės dhe dinjitetit tė tyre?

Objektivi i dytė ka tė bėjė me:

Konsolidimin e pavarėsisė sė sistemit gjyqėsor, duke shmangur ēdo ndikim tė papėrshtatshėm tė pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv nė veēanti, tė politikės nė pėrgjithėsi, duke konsoliduar dialogun dhe bashkėpunimit ndėrinstitucional, ku ēdo pushtet bėn detyrėn e vet pa ndėrhyrė nė pavarėsinė e pushtetit tjetėr.

-A mund tė flasim pėr pavarėsi tė sistemit gjyqėsor, nėse ndėrhyet dhe deformohet procesi i seleksionimit tė kandidatėve pėr magjistraturė?

-A mund tė flasim pėr pavarėsi tė sistemit gjyqėsor dhe Gjykatės sė Lartė, kur kandidaturat e pėrzgjedhura nga rradhėt e profesionistėve tė drejtėsisė, rrėzohen pa asnjė argument qė lidhet me meritėn e kandidatit, por vetėm pėr shkak tė preferencės politike tė njė shumice tė caktuar?

-A mund tė flitet pėr pavarėsi kur raportohen telefonata tė orėve tė natės ndaj gjyqtarėve nga njerėzit mė tė pushtetshėm nė kėtė vend pėr t’ju bėrė presion pėr ēėshtje tė caktuara ku qeveria apo shumica janė palė?

Objektiv tjetėr i rėndėsishėm ėshtė:

Pėrmirėsimi i kuadrit ligjor tė procedurave gjyqėsore, pėr tė garantuar respektimin e tė drejtės pėr proces tė rregullt sipas jurisprudencės sė GJEDNJ, ēka kėrkon pėrafrim tė sistemit tė drejtėsisė penale dhe civile me standardet e BE-sė, pėr tė reduktuar kohėzgjatjen e procedimeve penale dhe civile, si dhe uljen e ngarkesės sė gjyqtarėve.

Dhe sė fundmi, vendimet janė njė gjė, zbatimi i tyre ėshtė njė gjė tjetėr.

Pėrmirėsimi i procedurave tė ekzekutimit pėr tė mundėsuar ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė nė kohė dhe pa sorollatje tė pafund, mbetet njė sfidė terminale pėr reformėn nė drejtėsi.

Zonja dhe Zotėrinj, masa e suksesit nė reformėn e drejtėsisė ėshtė vendosja e besimit mes qytetarėve dhe drejtėsisė. Vendosja dhe konsolidimi i kėtij besimi, mes qytetarėve dhe Drejtėsisė.

Prandaj objektivat e kėsaj reforme: lufta ndaj korrupsionit, njė drejtėsi efikase, llogaridhėnėse dhe transparente nuk mund tė ndahen kurrė nga ēelsėi i suksesit: Pavarėsia e gjyqėsorit.

Procesi transparent, gjithpėrfshirės, me ekspertizė europiane dhe me konsensus, i orientuar drejt njė modeli europian nė tė cilin forcimi i pavarėsisė sė gjyqėsorit mbetet celėsi. Kėto janė pėr ne parakushti i suksesit.

Por siē thashė nė krye tė fjalės sime, e gjitha kjo ėshtė dhe mbetet njė iluzion sa kohė qė shkelėsja e parė dhe mė e madhe e Kushtetutės, ligjeve dhe vendimeve tė gjykatave ėshtė vetė shumica, ėshtė vetė qeveria.


* Fjala e Kryetarit tė PDsė nė tryzėn pėr reformėn nė drejtėsi

HermesNews ©2014