Video
04/10/2014 07:10:33
Denohet kompania e rekrutimit
Refuzoi te punesoje te semurin me Hiv
TAIWAN- Nje kompani ne Taipei, eshte denuar me 9.855 dollare pas refuzimit per te punesuar nje person qe mbartte virusin Hiv. Personi ne fjale, ndodhej ne zyren e rekrutimit per te dhene CV-ne e tij, ku bashkengjitur ndodhej edhe raporti mjekesor.
Shoqata per te drejtat e personave me Hiv, ka nisur procedurat dhe ka bere denoncim se bashku me Departamentin e Shendetesise ne Taipei menjehere pasi kane mesuar se cfare ka ndodhur me diskriminimin qe i eshte bere punekerkuesit per shkak se ai ishte mbartes i virusit.
Gjykata rajonale e ka gjetur fajtore kompanine, pasi ishte ne kundershtim me cdo ligj te rajonit per personat me Hiv. Nese te drejtat idividuale te edukimit, sherbimit mjekesor, punesimit ose banimit dhunohen, pergjegjesi do te denohet me shumen e 500 mije dollareve taivaneze, sipas Departamentit te Puneve Ligjore ne Taipei.