Video
04/10/2014 06:31:08
Nuk pranohen 2 femijet rome
Prinderit italiane largojne femijet nga shkolla
ITALI- Dy femije te minoritetit rom jane ulur per here te pare ne bankat e shkolles, por prinderit e kater femijeve te tjere italiane kane protestuar duke i cuar femijet e tyre ne nje tjeter shkolle. Ngjarja ka ndodhur ne Trani ne shkollen Beltrani. Zevendes drejtorja e shkolles ka lejuar hyrjen e te dy femijeve rome ne klase, pasi sipas saj nuk eshte thyer asnje rregull.
Prinderit e femijeve italiane pretendonin qe une ti perzija femijet rome, pasi sipas tyre nuk ishte e pranueshme duke me thene fjale goxha fyese. Sipas tyre, femijet sillnin semundje, papasterti dhe mungese edukate. Pas kundershtimit tim, ata vendosen ti transferojne femijet ne nje shkolle tjeter dhe me uruan qe shkolla te qendroje vetem per femijet rome, ka thene zevendes drejtoresha.
Te dy femijet, 6 dhe 7 vjec jane kusherinj. Ne fillim ishin regjistruar ne shkolle dy vellezer rom. U kam thene qe te mos qendrojne ne te njejten klase qe te mos kishte probleme dhe te mos izoloheshin nga pjesa tjeter e nxenesve. Por kur femijet ktheheshin ne banesen ku jetojne, nuk benin gje tjeter vecse pergatisnin mesimet dhe u tregonin femijeve te tjere sa defryese dhe sa shume gjera kishin mesuar, shton me tej zv.drejtoresha.
Kursheriri i tyre 7 vjecar, nuk ka rezistuar dhe ka dashur me te gjitha menyrat per tu regjistruar ne shkolle. Keshtu qe drejtuesja ka vendosura ta vendose ne klasen e saj. Kur prinderit e femijeve te tjere kane pare femijen e dyte rom, edhe pse kishte te gjitha rezultatet e kontrollit mjekesor shume te mire, kane mberritur ne zyren time gjithe inat. Te parin e kemi pranuar, por te dytin nuk e pranojme dot.