Video

01/10/2014 12:50:42

Shenjat e gishtave per vize ruse

Rusia vendos rregulla te reja per disa vende per te marre vize




RUSI- Ambasadat dhe konsullatat ruse ne kater vende, shume shpejt do te nisin projektin pilot, ate te “shenjes se gishtave” per aplikantet per vize. Lajmi eshte bere i ditur nga seksioni konsullor i Ministrise se Jashtme ruse.

“Duke nisur nga 1 janari i vitit 2015, ambasadat dhe konsullatat ruse ne Britanine e Madhe, Danimarke, Mianmar dhe Namibi, do te nisin ngritjen e teknologjise per shenjat e gishtave per aplikantet qe do te marrin vize ruse”, thuhet ne deklaraten e ministrise.

“Iniciativa do te ndihmoje ne mbledhjen e te dhenave biometrike edhe per ambasadat, konsullatat dhe diplomatet ruse”, sipas drejtorit te departamentit konsullor ne Ministrine e Jashtme, Yevgeny Ivanov.

Ivanov ka shtuar se projekti eshte ngritur si ide qe prej disa vitesh, duke menduar se ne kete menyre do te kete me teper mundesi te gjenden personat e kerkuar dhe jo te sigurt per vendin.

Ivanov nuk harroi te shtoje se vendet Schengen, kane nisur te ngrejne infrastrukturen per mbledhjen e te dhenave dhe shenjave te gishtave per aplikantet e vizes ruse vitin tjeter.

HermesNews-©2014