Video
01/10/2014 12:11:31
6 te vdekur nga aksidenti ne Krime
Shembet nje pjese e autostrades. Bie makina ne grope
KRIME- Gjashte persona kane vdekur dhe dy te tjere jane plagosur rende, per shkak te shkarjes se dheut dhe hapjes se nje grope ne nje autostrade ne rajonin e Krimese, ne kryeqytetin Simferopol.
Nje furgon rus tip Lada cili kishte 8 persona, ka rene brenda nje krateri te gjere 8 metra dhe 6 meter te thelle. Gjashte persona te ritur kane gjetur vdekjen e menjehershme dhe 2 femije nje djale 1 vjec se bashku me motren e tij 12 vjecare, jane cuar urgjentish ne spital per mjekim. Doktoret kane menduar ti cojne te dy femijet per mjekim shume te specializuar ne Moske, por per shkak te demtimeve teper te renda ne trup nuk eshte pare e mundur qe te levizen.
Pjesa e autostrades qe u shemb, ndodhet siper nje hekurudhe te nendheshme. Ekspertet kane pare sasi te medha dheri dhe guresh ne tunel duke bllokuar linjen hekurudhore.
Familjet e viktimave do te kompensohen me shumen e 10 mije dollareve per sejcilin pjestar dhe po e njejta shume do tu jepet si pension per sejcilin. Komiteti rajonal investigativ ka hapur nje ceshtje kriminale per ngjarjen ne fjale, duke u shprehur se do gjeje arsyen e shembjes se pjeses se autostrades dhe demet e medha.