Video
25/09/2014 19:21:06
Milardat që do ulin borxhin publik. Ku do shkojnë ?
4.3 miliardë në dispozicion të pjesës në vështirësi të shoqërisë, personave invalidë, paraplegjikë dhe në vështirësi ekonomike. Projektet që do të kenë prioritet
TIRANË - Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend duke folur mbi aktin normativ të qeverisë për rishikimin e buxhetit të vitit 2014, se "janë si fillim $32 milionë ose 3.2 miliardë lekë që janë përtej objektivit ambicioz të vendosur së bashku me FMNnë dhe këtë vit mundësojnë uljen e defiçitit dhe uljen e borxhit publik që këtë vit, megjithëse ishte rënë dakord që ulja të niste vitin e ardhshëm".
Nga ana tjetër, "janë 4.3 miliardë lekë ose 43 milionë dollarë që pas këtij rishikimi vendosen në dispozicion të të gjithë pjesës në vështirësi të shoqërisë, të gjithë personave invalidë, paraplegjikë, në vështirësi ekonomike që ky shtet iu rikthen përfundimisht borxhet e akumulara në vite. Këto borxhe që u bënë litar në fytin e më të dobtëve sepse qeveria e mëparshme i devijonte paratë që u takonin atyre për të financuar daullen e propagandes, sot shlyhen përfundimisht dhe vendosemi në pozicionin fillestar të vështrimit nga e ardhmja pa pasur borxhin ndaj shtresave në nevojë".
15.2 miliardë lekë shkojnë në investime kryesisht të mbetura rrugëve.
Kryeministri Rama shtoi se do të ketë investime edhe për infrasrukturën arsimore.
"U zotuam për futjen e tabletave dixhitale. Shumëkush na përqeshi, por sot votojmë financimin e parë të rëndësishëm për të kaluar nga librat në tabletat dixhitale, por më e rëndësishme për të kaluar nga një sistem pabarazie, ku shumë familje e kanë të pamundur të fianancojnë për librat, në një sistem ku çdo fëmijë brenda këtij mandati do të ketë tabletë dixhitale dhe ky mësim do të bëjë që standardet të jenë të njëjta nga Tirana në çdo periferi të vendit", tha Kreu i qeverisë.
Fond shtesë është parashikuar dhe për Ministrinë e Brendshme. "Ka shumë vite që Shqipëria nuk e ka ripërtërirë fotografimin dixhital të territorit duke e bërë të vështirë kontrollin në tërësi të territorit, qoftë procesin e legalizimeve, qoftë procesin e kthimit të pronave. Na jep mundësi për identifikimin e informacionit gjeo-hapësinor dhe të gjithë informacioneve nga nëntoka deri çfarë ka mbi tokë dhe na ndihmon në proçesin e administrimit të zones", tha Rama.
Fond dhe për mirëqënien e komuniteteve fetare çfarë do t'i japë myslimanëve xhaminë e re dhe për komunitetin bektashi mbyll Teqen e Madhe. "Komuniteti bektashi, pas shumë vitesh përpjekje për ta ndërtuar me kontribute të veta, do të ketë mundësi ta ketë Teqenë", tha Rama.
Falë këtij akti normative, u shpreh Kryeministri Rama, “është me rëndësi t’i thuhet atyre që thonë se legalizimet nuk janë falas, se nëse legalizmet do të ishin jo falas ne do të na duheshin 1 miliardë lekë ose 10 milionë dollarë, që do t’i merrnim nga legalizimet dhe do t’i vinim në dispozicion të shpërblimit për pronarët, por nuk ka ndodhur kjo”.