Video

19/09/2014 13:59:20

Putin kercenon vendet e Natos

Mund te pushtoja Polonine, Ukrainen dhe Rumanine









MOSKE- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar ne menyre private se po te donte mund te pushtonte Polonine, Rumanine dhe shtetet e balltikut. Deklarata eshte botuar pas regjistrimit te bisedes mes tij dhe presidentit ukrainas Poroshenko.

“Nese do te doja une, per dy dite i dergoja trupat jo vetem ne Kiev, por edhe ne Riga, Vilnius, Tallin, Varshave dhe Bukuresht”, i ka thene Putin homologut Poroshenko, sipas raportimit nga gazeta gjermane Süddeustche Zeitung

Nese kjo do te ishte e vertete, do te ishte hera e pare qe Putin do te ndermerrte nje vendim ndaj vendeve te Natos dhe Bashkimit Europian. Nje deklarate e tille per te pushtuar kryeqytetet e vendeve ne fjale, ka ngritur ne alarm vendet e Europes Perendimore.

Te pese vendet qe jane permendur ne kete regjistrim bisede jane vende te lidhura fort me BE-ne dhe Naton. Ato jane te lidhura ne nje siguri ne artikullin V te deklarates se Natos ku thuhet tekstualisht “nje sulm ndaj njerit prej vendeve eshte sulm ndaj te gjitheve”. Ne nje fjalim ne Tallin kete muaj, preisenti amerikan Barack Obama, ka konfirmuar deklaraten e rendesishme te Natos.

Madje, Putin e ka keshilluar Poroshenkon qe te mos kete shume besim tek BE-ka duke thene se “Rusia do te mund te vendse influencen e saj te vogel ne lidhje me anetaresimin e Ukraines ne BE dhe Nato".

Shtetet balltike jane nervoze ndaj kercenimit te presidenti rus, ndersa presidenti Obama ka deklaruar se nuk ka asgje per t’u shqetesuar”. Nese do te na kerkoni, ne do te jemi ketu per t’ju ndihmuar. Ju e njihni forcen e Natos duke u mbeshtetur edhe ne forcen ushtarake te SHBA-se”, ka thene ai. “Ne jemi ketu per Lituanine, Estonine dhe Letonine”.

Edison Myrteza