Video

27/08/2014 13:39:27

1400 femije te abuzuar seksualisht

Skandal ne Britanine e Madhe. Policia ne shenjester




BRITANI- Shkon ne 1400 numri i femijeve te abuzuar ne Rotherham, nje qyteze e vogel ne zonen e South Yourkshire ne Britani. Femijet 10 dhe 11 vjec te perdhunuar nga persona te ndryshem qe prej vitit 1997 deri ne vitin 2013, kur dhe ka shperthyer skandali. Tre hetime te meparshme kane perfunduar ne asgje, pasi edhe policia e rajonit nuk ka gjetur asnje shenje pavaresisht sinjalizimeve.

Profesoresha Alexis Jay, e cila ka publikuar edhe te dhenat me te fundit, ka deklaruar se policia dhe asistetet sociale kane qene thuajse te papergjegjshem duke mos arritur te ndalojne dhunen edhe pse ishin ne djeni te ngjarjes.

Shefi i Keshillit te Rotherhamit, laburisti Roger Stone, ka vendosur te jape vendim e tij. Raporti pershkruan momentet e “dhunes, femije te lagur me benzine dhe te kercenuar se do te digjen te gjalle nese do te flasin, por edhe femije te rrembyer dhe trafikar jashte qytetit apo edhe jashte vendit.”

“Askush nuk e di me te vertete numrin e perdhunimeve mbi minorenet ne Rotherham”, ka shpjeguar Jay, duke dhene shifren e 1400 veteve si nje shifer te perafert. Problemi duket se ka nisur dhe eshte zhvilluar per shkak te indiferences se policise dhe sherbimit social, te cilet kane minimizuar apo injoruar te gjitha sinjalizimet e dhena, por edhe ekzistencen e grupit qe duhet te jete me teper se nje, te cilet kane perfituar duke abuzuar minorenet.

Edison Myrteza