Video

26/08/2014 12:30:42

Kine-SHBA brenda 100 minutave

Plan per ndertimin e nendeteses reaktive qe do te lidhe dy kontinente




KINE- Kina ndodhet vetem nje hap larg ndertimit te nje nendetseje reaktive e cila do te kete mundesi te udhetoje nga Shanghai drejt San Francisc-s ne SHBA per me pak se dy ore. Teknologjia e re po zhvillohet nga nje grup shkencetaresh ne Kompleksin e Institutit Teknologjik ne Harbin dhe Laboratorin e tranferimit shkencor, duke krijuar mundesine e nendeteses qe te udhetoje me nje shpejtesi jashte mase te larte nen uje.

Li Fengchen, profesor dhe inxhinjer per marinen, ka thene se grupi eshte optimist ne lidhje me krijimin e nje “bombole ajri”e cila do te mund te levize neper uje me shpejtesi sketerre. “Jemi shume te lumtur per kete projekt”, ka shtuar ai.

Ne teori, nje nendetese super e shpejte do te mund te arrije shpejtesine e zerit edhe nen uje, ose te pakten 5.800 kilometer per ore, gje qe do te shkurtoje kohen e nje mjeti tranatlantik nenujor ne me pak se nje ore ndersa per mjetin transpaqesor ne me pak se dy ore.

Megjithate, plani per nendetesen reaktive po perballet me dy probleme. Fillimisht, duhet qe gjeneratoret te nisin punen me shpejtesi teper te larte duke arritur te pakten deri ne 100 kilometer ne ore, per te shtypr presionin.

Problemi i dyte qe eshte tejet i veshtire por thuajse “jo i pamundur”eshte shtyrja e fuqise se presionit duke perdorur mekanizma konvencionale te cilet ndodhen brenda mjetit pa patur kontakt te drejtperdrejte me ujin.

Profesor Li, shton se “shkencetaret kineze kane arritur te gjejne nje zgjidhe per momentin duke gjetur mundesi per te dy problemet”. “Metoda jone eshte e ndryshme nga ato te meparshmet. Duke kombinuar membranen teknologjike te karburantit ne mund te shkurtojme ndryshimin e kohes dhe te kontrollojme levizjet e nendeteses shume me lehte”.

Ai nenvizon edhe faktin se teknologjia nenujore reaktive nuk do te mund te sherbeje vetem per perdorim ushtarak. Menjehere pas prodhimit dhe provave, nendetesja reaktive do te perdoret edhe per transportin civil nendetar, apo edhe per sportet ujore dhe zhytjet nenujore.

Wang, pjestar i zhvillimeve ujore ne Shoqerine Kineze te Marines, deklaron se “nje pjese e madhe e projekteve ndodhen ne hije te madhe te shikimit, sidomos gjate koheve te fundit. “Udhetimet e para do te ndodhin per sherbimin ushtarak. Ne kete menyre, shume prej projekteve te rendesishme jane nen sekret te madh deri me tani”.

Edison Myrteza