Video

16/08/2014 11:49:52

Militantet e IS masakrojne 80 vete

Nuk pranuan te konvertohen ne besimin musliman




IRAK- Militantet e “Shtetit Islamik”ne veri te Irakut, kane masakruar mbi 80 burra te besimit Yazidi ne nje fshat, si dhe kane dhunuar grate dhe femijet. Sipas zedhenesit te rajonit kurd Hoshayar Zebari,“personat jane vrare ne dy grupe pasi automjetet e militanteve mberriten ne Kawju te Premte.”

Sipas deshmitareve okulare, militantet u kane kerkuar burrave te cilet me pas i pushkatuan “ose te pranonin dhe te ktheheshin ne besimin Islam ose do te vdisnin." Zebari shton se banoret e besimit Yazidi ne Kawju dhe zonen perreth, jane larguar duke u strehuar ne fshatrat e besimit musliman Sunni, por edhe atje banoret e zones do te jene te pafuqishem nese militantet do te vendosin te sulmojne rajonin. Vrasjet sipas tij jane zhvilluar brenda nje ore.

Banori i nje fshati atje afer, deklaron se militantet e “Shtetit Islamik”, kane vene ultimatum. Ai shprehet se “Shteti Islamik po perpiqet qe brenda 5 ditesh t’i binde banoret qe te kthehen ne besimin Islam. Dita e fundit eshte sot, prandaj askush nuk ka per te shpetuar i gjalle”.

Banori shton se te gjithe burrat e vrare u futen brenda amtjenteve te shkolles nga ku me pas u qelluan. Banoret e tjere u morren nga militantet dhe u futen ne disa autobusa ne drejtim te paditur. Sipas tij, fshataret do te mund te perdoren si mburoje ose shkak pas sulmeve te forcave amerikane ose qeveritare.

Edison Myrteza