Video

15/08/2014 15:01:39

India, vendi turp i perdhunimeve

Kryeministri indian jep deklaraten ne diten nderkombetare te Indise




INDI- Tmerri i perdhunimeve, tragjedite e shumta te vrasjeve te femijeve te vegjel, kane sjelle turpin dhe mungesen e edukates per shume familje indiane. Keto kane qene idete kryesore te kryeministrit indian Narendra Modi sot ne New Delhi me rastin e pervjetorit te 68-te pavaresise kombetare.

Fjalimi i tij eshte perqendruar me teper ne dhunen kunder grave dhe perdhunimin e femijeve. Modi nuk ka hezituar ta quaje “Vendin e zhytur ne nje turp nderkombetar kur vjen fjala per perdhunimet”. “Eshte shume e nevojshme nje force edukuese nga ana e familjes sidomos nga ana e meshkujve ne respekt te seksit tjeter”, ka thene Modi.

Ne fund, Modi ka shtuar se problemi kombetar vjen edhe per shkak te mungeses se tualeteve familjare dhe bisedave familjareve mes prinderve dhe femijeve. “Duket e cuditshme qe flas ne kete menyre dhe per kete teme sot diten kombetare, por nuk mund te mos flas kur behet fjale per banoret femra ne zonat fshatare. Grate dhe vajzat e vogla duhet te presin erresiren per te dale nga shtepia, duke mos patur lirshmeri per te kryer nevojat personale. Mungesa e nje tualeti ne shtepi eshte tmerresisht e patolerueshme”.

Edison Myrteza