Video

13/08/2014 13:18:09

Franca ndihmon kurdet me arme

Ndihme ushtarake kunde forcave te Shtetit Islamik




PARIS- Franca ka marre me ne fund edhe aprovimin nga qeveria e Baghdadit per vendimin perfundimtar ne lidhje me furnizimin me arme te forcave kurde ndaj militanteve te Shtetit Islamik. Konflikti teper i forte qe ka nisur disa kohe me pare, ka sjelle vdekjen e mijera personave.

Vendimi nga zyra e presidentit Hollande, vjen i shkruar si “pergjigje urgjente me ndihme ushtarake ndaj autoritetit rajonal te Kurdistanit”. Me pare edhe SHBA-ja ka cuar mbi 130 ushtare per te ndihmuar ne rajonin e konfliktit.

Marina ushtarake dhe forca speciale kane nisur ndihmen humanitare duke mos u perfshire ne luftime. Forcat amerikane te shoqeruar edhe nga ato franceze jane duke zhvilluar sulme te forta ajrore me luftetaret e Shtetit Islamik ne veri te Irakut.

Edison Myrteza