Video

05/08/2014 13:06:19

Familja djeg duart e femijeve

Prinderit shqiiptare besonin se shtepia e tyre ishte poseduar nga Djalli






ITALI - Prokuroria e Pratos ka nisur nje hetim te imtesishem ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur ne nje familje shqiptare, per prinderit dhe te tre femijet, mes te cileve edhe nje i mitur. Ata ishin te gjithe te bindur se shtepine e tyre e kishte pushtuar dialli. Te shtune, te peste kane perfunduar ne spital, femijet me djegie ne zonen e krahut ndersa dy prinderit me trajtim shendetesor urgjent.

Ishin prinderit e femijeve te cilet kane njoftuar fillimisht dioqezen e Pratos dhe me pas karabinieret per ate qe kane bere. Ne shtepine e tyre kane shkuar urgjent karabinieret dhe me pas nje prift ekzorcist. Gjate rrefimit, prinderit kane treguar se shtepia e tyre eshte e mbuluar nga dialli duke provokuar plagosje dhe djegie ne pjeset e krahut te femijeve.

Ngjarja ka dale ne drite, kur njeri nga pjestaret e familjes e ka treguar ate c’ka ka ndodhur ne shtepi ne spital. Plaget te cilat i kane dy prej vajzave te familjes, jane duke u mjekuar nga doktoret e spitalit te Pratos si dhe po hetohen per menyren e djegies. Disa burime nga spitali i Pratos, kane bere te ditur se femijet kane plage siperfaqesore. Behet fjale per “djegie demoneske”, nje lloj djegieje ne krah.

Edison Myrteza