Video
01/08/2014 07:16:00
''CEZ'', miratohet marëveshja e mirëkuptimit
Projektligji synon rikthimin e aksioneve të zotëruara nga CEZ, duke kaluar pronësinë e sistemit të shpërndarjes në administrim të plotë shtetëror
TIRANE - Kuvendi mbylli sot punimet e sesionit të dytë të legjislaturës së VIII-të me miratimin e një numër pr/ligjesh në fushën e ekonomisë, të shëndetësisë dhe të sigurisë. Gjatë punimeve të seancës së sotme Kuvendi miratoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhen me mirëkuptim, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ,A.S.” Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi të enjten në Kuvend se e vetmja rrugë ishte zgjidhja me mirëkuptim e marrëveshjes me kompaninë çeke CEZ. Projektligji synon rikthimin e aksioneve të zotëruara nga CEZ, duke kaluar pronësinë e sistemit të shpërndarjes në administrim të plotë shtetëror. Me 82 vota deputetët e maxhorancës miratuan ‘strategjinë e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”; me 81 vota ligjin “Për Policinë e Shtetit”. Po ashtu u miratuan dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve që lidhen me projekte në infrastrukturë.