Video
31/07/2014 13:04:48
Gabimet skandaloze te FBI-se
Jane vrare 45 persona te pafajshem. Agjencia ne nje skandal te vertete kombetar
SHBA- Nje hetim i nisur ne vitin 2012 ka perfunduar me zbulimin e gabimeve neper laboratoret ligjore te FBI-se gjate 20 viteve te fundit, duke hedhur drite mbi ceshtje te rendesishme mbi dheninen e vendimit perfundimtar jo te sakte per shume ceshtje gjyqesore.
Hetimi qe sipas Washington Post ka ngritur ne alarm te gjithe agjencine, ka bere qe shume procese te apelohen. Hetimi ka nisur fale nje artikulli te publikuar nga kjo gazete, ne te cilin shkruhej per prova jo te verteta te perdorura per pjese mikroskopike te flokeve te shume te denuarve, prove e cila ka cuar drejt vdekjes me qindra persona dhe te gjithe te pafajshem. Madje shume prej ketyre personave nuk kane qene as pjese e proceseve gjyqesore. Per te dhene nje numur te perafert, mjafton te dihet hetimi i 2600 denimeve nga te cilat 45 me vdekje te dhena ne vitet 80-te dhe 90-te.
FBI-ja ka analizuar 160 rastet dhe ka kembengulur qe hetimi te mos vazhdoje me tej per te ndaluar skandalin qe ka brenda institucionit. Michael R.Bromwich, inspektor i pergjithshem nga viti 1994 ne vitin 1999 dhe sot partner i Goodwin Procter, ka shpjeguar se pas 18 vjetesh hetimi, resultatet e punes se FBI-se jane te pakenaqshme, duke mos lene pa permendur gabimet e tmerrshme te marrjes se jetes se njerezve te pafajshem.
Gjate 11 muajve te ndalimit te kryerjes se analalizave dhe provave te dhena nga FBI-ja, Gjykata e Larte ne Florida ka zhvilluar nje apel per vendimin me vdekje te James Aren Duckett, i gjykuar ne vitin 1988 fale nje analize te flokeve.