Video

20/07/2014 12:21:05

Aksident tragjik ne Kine

43 te vdekur nga perplasja e disa automjeteve ne autostrade




KINE- 43 vete kane vdekur dhe mbi 6 te tjere jane plagosur per shkak te shperthimit ne nje autostrade nga perplasja e nje autobusi dhe furgoni ne provincen Hunan ne jug te Kines. Nje furgon i ngarkuar me alkool ne seksionin Hukun, ne autostraden qe lidh Shanghain me Kunming kryeqytetin e provinces Yunnan, eshte perplasur me nje autobus te mbushur plot me pasagjere. Ne total 5 automjete jane shkaterruar nga ky aksident.

Shi Shiping, nje fshatar qe jeton fare prane zones , tha se shperthimi ishte jashtezakonisht i fuqishem. “Shperthimi ishte aq i madh, saqe m’u duk sikur shpertheu nje bombe atomike. Pashe se disa persona arriten te largohen nga shperthimi por floket dhe veshjet u kishin marre zjarr. Ata nuk mund te flisnin por vetem ulerinin. Per shkak te mos pasjes se medikamenteve mjekesore dhe ndihmes se shpejte, une dhe disa fshatare te tjere u kemi shuar flaket dhe vetem u thonim mos kishin merak sepse cdo gje do te behej mire”, ka thene Shi.

Menjehere nje mbledhje urgjente eshte zhvilluar nga Administrata Shteterore e Ndihmes se Shpejte. Ne vendin e ngjarjes mberriten perfaqesuesit me te larte te Ministrise se Ndihmes Publike dhe Ministrise se Transportit.

Grupi qe hetoi ngjarjen doli ne konkluzionin se furgoni ka dale nga rruga per shkak te pakujdesise se shoferit, i cili nuk ka respektuar shpejtesine e lejuar pas oreve te vona te nates.

Edison Myrteza