Video

19/07/2014 06:35:38

Sarah Firth le Russia Today

Une jam per te verteten. Televizioni eshte genjeshter e madhe e qeverise ruse




MOSKE- Gazetarja Sarah Firth ka lene televizioni Russia Today duke ndjekur kolegen Liz Wahl si dhe duke ngritur polemika te shumta me transmetuesin, duke e akuzuar per inkompetence dhe genjeshtra ne transmetimet e lajmeve.

Lajmi eshte bere i ditur nga vete gazetarja ne rrjetin social Twitter, duke shpjeguar se “vendimi per largimin eshte marre per shkak te presioneve te marra dhe fluksi shume i madh i lajmeve ne lidhje me rrezimin e avionit malajzian mbi territorin e Ukraines”. Sipas Firth, “behet fjale per nje nderhyrje jashtezakonisht te parespektueshme per te hedhur faj mbi qeverine ukrainase”. Gazetarja nenvizon faktin e mbulimin te fakteve te tragjedise ne menyre te genjeshtert mbi akuzen qe hidhet ndaj qeverise ukrainase pa patur asnje fakt konkret.

Gazetrja shton se nuk ishte hera e pare qe ajo e bente nje gje te tille. “Nuk mundesha te vazhdoja me. Genjenim cdo dite”, shton Firth e cila ka nisur te punoje per rrjetin shteteror RT qe nga viti 2009. Madje ajo eshte derguar edhe ne Siri ne lidhje me sulmet dhe bombardimet e Assad.

Firth ka thene se ka nje respekt maksimal per koleget. Madje disa prej tyre jane profesioniste te vertete, por rrjeti televiziv genjen cdo dite ne menyren me te tmerrshme dhe akoma me teper eshte nje rrjet qe i sherben vetem Vladimir Putinit. “Ne realitet Russia Today eshte nje e keqe pa asnje kompetence".

Edison Myrteza