Video

18/07/2014 15:58:12

Te fluturosh mbi rrezikun e madh

Sa here fluturohet mbi zonat me konflikt te forte






LONDER - Rrezimi i avionit te Malaysian Airlines MH17 ne lindje te Ukraines, ka ngritur pikepyetjet se ne cilat zona me konflikte duhet te fluturojne aeroplanet. Kush vendos se cili eshte vendi i sigurt?

Shume prej vendimeve per ndryshimin e fluturimit merren nga kompanite fluturuese. Pjesa me e madhe nuk fluturon tek zonat qe kane konflikte te forta. Zona ku avioni malajzian ishte duke fluturuar nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit ndodhej ne lartesine e 10.058 metrave mbi toke.

Per shembull, Administrata Federale e Fluturimeve amerikane, ne muajin prill vendosi “ndalimin e fluturimeve amerikane mbi zonen e Krimese ne jug te Ukraines, ne afersi te detit te Zi dhe detit te Azoveve. Edhe British Airways ka nisur ndalimin e fluturimeve ne zonen lindore te Ukraines.

Por shume kompani vazhdojne te fluturojne mbi keto zona. Sipas Radar 24 qe merret me levizjen dhe monitorimin e fluturimeve, kompanite qe fluturojne me shpesh mbi rajonin Donetsk dhe zonat me konflikt jane Aeroflot 86, Singapore Airlines 75, Ukraine International Airlines 62, Lufthansa 56 dhe Malaysian 48. Shanci i goditjes me rakete ne nje lartesi mbi 10 mije metra nga toka eshte konsideruar shume i ulet.

Edhe Autoriteti i Aviacionit Civil ne Britani, ka deklarar se vendimet e ndryshimit te kursit te fluturimeve merren nga nje sere faktoresh duke u nisur nga zona ku fluturohet, koha, problemet ne fluturim, mbi cilin aeroport do ulet avioni ne rast rreziku dhe pa u pergatitur. Zakonisht keshtu shkohet ne zona me kohe te shkurter fluturimi, pasi nese do te fluturohet gjate neper zonat me konflikt, fluturimet nderpriten dhe kjo plus qe ka edhe shpenzime te tjera te karburantit.

Avionet zakonisht flutrojne ne zona te turbullta. Ata duhet te mberrijne nga pika A ne piken B ne kohe sa me te shkurter. Siria eshte zona ku thuajse te gjitha kompanite evitojne te kryejne fluturime. Zona jo te preferuar jane edhe Koreja e Veriut, Somalia dhe vendet afrikane.

Kompanite shprehen se jane sekrete detajet e operacioneve per fluturimet, kjo me teper per siguri. Disa pjese te tokes jane te mbyllura per fluturimet dhe nuk preferohet te fluturohet mbi to derisa te vendoset se nuk ka me asnje problem per te kryer fluturim. Kjo do te vazhdoje te jete edhe per pjesen lindore te Ukraines.

Edison Myrteza