Video
15/07/2014 12:50:10
Aksident ne metrone e Moskes
Perplasen tre trena. Mbi 12 te vdekur
MOSKE- Sot ne mengjez rreth ores 8.35 minuta ne Moske, njeri nga trenat e metrose se kryeqyteti rus ka shkaktuar aksident per shkak te nje luhatjeje tensioni, duke shkaktuar deri tani 12 te vdekur dhe shume te plagosur. Aksidenti ka ndodhur gjate linjes Arbasko-Prokovka ne nje orar teper te populluar mes stacioneve Slavianskij Boulevard dhe parkut Fitorja ne linjen blu. Fillimisht u deklarua se jane vetem 3 viktimat.
Sipas deklarates per shtyp te dhene nga pergjegjesi i departamentit te shendetit ne Moske, Georgy Golukhov, me teper se 55 persona jane cuar ne spitale, ndersa me dhjetera te tjere kane marre mjekimin e menjehershem ne vendin e ngjarjes.
Jane 3 vagonat e te gjithe sistemit te asaj linje qe jane perplasur dhe mbi 20 persona kane ngelur te bllokuar nen tunel gjate kohes se aksidentit. Ne vendngjarje menjehere pas njoftimit kane mberritur 20 autoambulanca. Metroja e Moskes eshte nje nder me te vjetrat dhe me te bukurat ne bote. Disa vite me pare, po kjo metro eshte bere shkak i nje sulmi terrorist nga terroristet cecene, duke lene te vdekur me dhjetra dhe te plagosur me qindra persona te tjere.