Video
15/07/2014 10:56:58
Arrestohet për dhunë ekstreme ndaj të dashurës
Arrestohet një shqiptar për dhunë ekstreme ndaj të dashurës italiane invalide
ITALI- Gjithçka filloi në prillin e 2008-ës kur policia italiane ndërhyri për shkak të dhunës ekstreme që një shtetas shqiptar me emër Petrit Shullani ushtronte mbi të dashurën e tij italiane 25 vjeçare invalide. Për mëse gjashtë muaj me rradhë e kishte rrahur, kërcënuar dhe marrë me dhunë pensionin. Shullani dhe 25 vjeçarja italiane kishin një lidhje dashurie, por që shpejt ishte kthyer në një makth të vërtetë për shkak të keqtrajtimeve dhe dhunës si fizike, psikologjike, ashtu edhe seksuale të cilat detyruan të renë ta denonconte në polici. Policia italiane ka pohuar se skenaret e dhunës ishin vërtetë estreme ndaj Shullani qe dënuar me 4 vjet heqje lirie, por u arratis duke humbur gjurmët në Shqipëri.
Ditën e djeshme policia e Barit arrestoi të kërkuarin shqiptar gjatë hyrjes në Itali në mënyrë të paligjshme. Fundi i një makthi.