Video

08/07/2014 13:10:35

Kontrolle mbi aparatet elektronike

Nese nuk funksionojne normalisht, humb fluturimin ose konfiskohet aparati





SHBA- Shtetet e Bashkuara kane vendosur te rrisin kontrollet neper aeroporte, per shkak te nje ligji te ri ndaj mbrojtjes nga shperthimet ne aparatet elektronike. Ky vendim eshte marre per shkak te frikes mbi mundesine e sulmeve terroriste nga persona ose grupe te caktuara, te cilet kohet e fundit kane nisur te eksperimentojne tipe te reja eksplozivesh ne brendesi te nje telefoni qe mbrohet nga pajisje metalike. Disa aeroporte kane nisur te kryejne kete tip kontrolli, duke u kerkuar pasagjereve te rindezin serisht aparatet e tyre elektronike, mes te cilave perfshihen tabletat, lap topet dhe telefonat celulare, per te verifikuar funksionin ne menyre korrekte. Ne rast se pas ketij procesi, rezulton se bateria e aparatit eshte e shkarkuar, pasagjeret jane te detyruar te humbasin flutrimin ose do t’u konfiskohen aparatet elektronike. Ky vendim ka hedhur ne drite shume debate te forta.

Edison Myrteza