Video
07/07/2014 12:56:27
Arratisen 63 vajza te rrembyera
Shpetojne nga rrembimi i grupit terrorist Boko Haram
NIGERI- Disa prej vajzave te rrembyera muajin e kaluar ne Nigeri nga grupi islamik Boko Haram, kane arritur te arratisen. Lajmi eshte bere i ditur nga nje burim anonim i sugurise ne Maiduguri, kryeqyteti i shtetit federal te Bornos ne veri-lindje te vendit afrikan. Forcat e sigurise te rajonit nigerian, kane arritur te kontaktojne dhe me pas te lirojne te pakten 63 nga 68 vajzat e rrembyera ne qershor nga grupi terrorist xhihadist.
Informcacioni eshte bere zyrtar me pas nga perfaqesuesi i policise ne Borno, Abbas Gava i cili ka deklaruar se kam marre informacione nga koleget e mi ne rajonin Damboa ne lidhje me fatin e 63 grave te cilat ishin rrembyer. Te gjitha jane kthyer ne shtepite e tyre shendoshe e mire. Policia ka arritur te permbylle me shume sukses kete operacion te rrezikshem.
Por situata eshte e ndryshme per vajzat e rrembyera nga grupi terrorist ne mes te prillit ne nje shkolle ne veri-perendim te vendit. Ne dore te Boko Haram jane edhe 219 vajza liceiste dhe te gjitha operacionet e zhvilluara deri tani nga ana e forcave te sigurise nuk ka cuar ne asnje lirim.