Video

07/07/2014 12:37:34

Krokodil ne ishullin e Kretes

Rast i vecante. Autoritetet marrin masa ndaj zvarranikut




KRETE- Teksa turistet jane duke u dyndur brigjeve te ishullit te Kretes gjate ketyre diteve, autoritetet greke kane dhene alarmin, pasi nje krokodil i eshte afruar nje patrulle te zjarrfikesve.

Rasti i krokodilit ne Krete ka nisur te beje sot xhiro neper lajmet e Europes, ndersa policia ka shpjeguar se krokodilet nuk jane aspak nje lloj specieje tipike e ishullit, madje ka mundesi qe zvarraniku te jete sjelle nga ndonje turist i cili ka dashur me pas ta lere te lire dikund.

Krokodili, i gjate mbi dy metra, eshte leshuar ne uje i rrethuar ne pritje te dy specialisteve te Muzeut Historik Natyror te Heraklios, te thirrur posacerisht per te marre kafshen pa shkaktuar asnje dem.

Nga ana tjeter, specialistet kane ngritur nje mur te vogel mbrojtes per te mos lejuar krokodilin te dale jashte dhe per te mos mberritur tek shtepite e banoreve ne fshatin perreth. Gjendja ka qene e qete edhe pse shume prej turisteve i jane afruar zvarranikut “te pazakonshem”te ishullit, pavaresisht se ky i fundit ka qene jo larg shtepive te tyre.

Edison Myrteza