Video

02/07/2014 17:54:29

Njė ditė nė ''lazaratin'' e veriut. Kur kamerat u fikėn

nga Doriana Metollari




























SHKODĖR - Zėdhėnėsi i shtypit na kishte lajmėruar vetėm njė natė para, se tė nesėrmen do tė organizohej njė operacion antidrogė nė fshatin Vjerdhė. Duhej tė takoheshim shumė herėt nė ujėrat e liqenit tė Vaut tė Dejės ku kishin dalė rreth 50 policė. Nė breg ndodheshin dy gomone me tė cilat parashikova se do na duhej tė kalonim liqenin.

Po tė ishim atje pėr tjetėr mision, do tė ndaleshim pėr tė parė malet qė rrethonin ujėrat e kthjellėta tė liqenit me rrezet e diellit qė preknin butėsisht ujin. Kjo ndjesi e paqtė e natyrės thyhej nga shkrepja e flasheve me reporterė qė hera - herės ngriheshin nė kėmbė sipėr gomones pėr tė filmuar panoramėn. Zona ishte e survejuar shumė mirė nga uniformat. Nuk i kishin lėnė asgjė rastėsisė. E dinim se nuk kishte rrugė pėr nė mal, por njė shteg qė ne e hapnin pėr t'i bėrė rrugė njeri - tjetrit. Njė shteg i egėr, i mbuluar thuajse terėsisht nga ferrat dhe degėt e pemėve tė egra. Policia e kalonte shumė lehtė. Nė krahasim me vendet ku kishin qenė tė detyruar tė kalonin barkazi nė tokė, kjo e sotmja ishte pak a shumė njė "shėtitje". Na porositėn se mund tė kishte gjarpėrinj. Ishin problem i atyre shtigjeve tė humbura malesh qė kultivuesit i zgjidhnin po pėr tė njėjtėn arsye.

Misioni italian i interforcės kishte monitoruar zonat me kanabis duke bėrė gati hartat qė pėrshkruanin me shumė detaje zonat e mbjella me kanabis. "Mė parė e kishim problem t’i gjenim, nuk dalloheshin mirė nga hartat. Kėto qė kanė sjellė italianėt, janė shumė tė detajuara", mė tha njė polic afėr meje.

Mėsova se operacionet bėheshin mė tė rrezikshme kur bima arrinte fazėn e vet tė pjekurisė. Korrja bėhej rreth periudhės sė gushtit. "Janė gati ta mbrojnė me kallashnikov bimėn kur piqet. Ju ikėn gjithė ai investim", vijoi ai.

Kanabisi mund tė ngatėrrohej lehtėsisht me kėrpin. Pėr tė inkriminuar dikė pėr trafik, apo kultivim kanabisi, laboratorėt masin pėrqindjen e nivelit tė THC-sė sė bimės. Nėse bima ėshtė nė fazėn fillestare nuk inkriminon kėnd. Pjekuria e bimės dallohej atėherė kur asaj fillonin t'i dilnin bohēet. Ishte koha pėr t'u korrur. Sipėrfaqja qė gjetėm ne ishte rreth 900 m katror. Pėr rritjen e kanabisit ka rėndėsi ujitja, (qė bėhej me zorra; njė prej tė cilave e gjetėm poshtė malit kur zbritėm), dhe jo terreni. Ėshtė njė bimė shumė e thjeshtė pėr t’u kultivuar, rritet deri nė 2 metra lartėsi. Kur piqet bėhet hashash dhe transportohet nga mali drejt jugut, ose nė kufi me veriun pėr t’a nxjerrė jashtė (foto).

Dy - tre kilogramė farė bime kushtonin rreth €100. Nga kanabisi nxirret dhe vaj, i cili nė treg kushtonte deri nė €2000 njė Litėr, ndėrsa bima shitet rreth €200 njė kilogramė. Vlera e tregut ėshtė diku rreth €10 pėr 10 gramė.

Shkencėtarėt kanė krijuar dhe kanabis tė modifikuar gjenetikisht, i cili vjen nga Hollanda, sė bashku me farat e tjera tė luleve. Eshtė mė lehtė tė sjellėsh farat e bimevė se bimėt.

Pas Lazaratit tė vėrtetė, zonat mė tė kultivuara janė ato tė veriut, Malėsia e Madhe, Dugagjini, por dhe zonat pas Dajtit tė Tiranės dhe Krujės, me njė fjalė e gjithė Shqipėria.

Duke shkulur rrėnjėt e kanabisit policėt tregonin hera - herės histori. "Kur po kaloja barkazi nėpėr ferra, njėherė mė kaloi para syve njė gjarpėr. Shef mos luaj, mė tha shoku nė krah", tregonte njė oficer i ri policie qė i vuri zjarrin njė dėngu me kanabis tė grumbulluar.

Bima e njomė, e patharė, nė fazat e saj fillestare dhe ka nė aromė qė deri diku i ngjason mentes, por mė pak delikate se mentja. Ngjyra e gjetheve ėshtė e fortė.

Ēdo zonė ka maksimumi dy inspektorė. Asgjėsimi i kanabisit nuk ėshtė varur kurrė nga mungesa e informacionit pėr kultivimin e tij, por nga mbrojtja qė i ėshtė bėrė kultivuesve, nėpėrmjet telefonatave qė u vinin policėve nė celularė sapo individualizohej njė sipėrfaqe e kultivuar mė kanabis.

"Eh kur fillonin telefonatat, mbyllej loja", tregonin ata. Disa preferonin dhe tė mbyllnin sytė pėr njė dorė tė mirė parash madje dhe veshėt, sidomos me njė rrogė tė vogėl dhe njė familjė pas shpine pėr t'a ushqyer. Tek e fundit inspektorėt vazhdimisht ishin nė konflikt me banorėt qė mė pas nuk nguronin ta bėnin dhe personale ēėshtjen e kanabisit.

"Operacionet vijojnė ēdo ditė", mė tha drejtori i policisė sė shkodrės Shaban Nexhi. Mesa dukej parashikohej njė verė jo e zakonshme, pėrfshi mungesėn e pushimeve.

Atė ditė policia preu dhe asgjėsoi rreth 2000 rrėnjė kanabis, por aty - kėtu ndonjė rrėnjė ishte vėnė mėnjanė, jo nga policia, nga kolegėt e mi, qė i kishin ruajtur dhe i morėn me vete. Nuk arrita t’u besoja syve kur i pashė, por preferova tė mos e shkėpus bisedėn me njė polic qė po priste bimėt e fundit ende nė kėmbė.

"U desh tė binte Lazarati", tha ai, "nuk kemi kundėrshtime me armė si mė pėrpara", dhe vazhdonte tė shkulte nga toka bimėt, ndėrsa djersė i rrėshqisnin nga balli me rrudha drejt faqeve tė skuqura nga dielli, "tani... tani nuk kemi mė frikė vajzė".

Mbylla bllokun qė mbajta nė dorė deri atėherė. Kishte thėnė shumė.



HermesNews - ©2014