Video
21/06/2014 16:02:42
50 milion refugjate neper bote
Perkujtohet sot Dita Nderkombetare e Refugjateve
NJU JORK- Mbi 50 milion persona te cilet kane lene shtepite e tyre per te shkuar diku tjeter. Gjithcka per shkak te luftes dhe persekutimit. Ky eshte nje numur qe nuk ka qene asnjehere me pare kaq i larte qe pas Luftes se Dyte Boterore.
Ne Diten Boterore te Refugjateve, Kombet e Bashkuara kane dhene alarmin per here te pare gjate ketyre shtate viteve, se te dhenat globale mbi refugjatet i kalojne 50 milionet. Vetem ne fund te vitit 2012, numri i refugjateve i kalonte 45 milionet, sidomos nga lufta civile ne Siri, lufte nga e cila mbi 3 milion refugjate kane lene shtepite e tyre.
Per Komisariatin e Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet, perfshihen te gjithe ata persona te cilet arratisen nga vendi i tyre duke kerkuar azil politik jashte, por edhe ata te cilet jane te detyryar te qendrojne brenda kufijve te vendit te tyre duke u larguar nga vendi i banimit.
Mes ketyre 50 milion refugjateve, pjesa me e madhe jane nga Siria, Afganistani. Vijojne me pas Somalia, Pakistani, Irani, Libani dhe vendet afrikane.Bota ka treguar se ka nje kapacitet te limituar ne ndalimin e konflikteve dhe nuk punon shume per gjetjen e zgjidhjes ne kohen e duhur, ka thene ne Beirut, Antonio Gutteres, shef i Komisariatit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Emigrantet.