Video

12/06/2014 16:36:40

BE: fushatë kundër punës së fëmijëve

Fushata synon të ndërgjegjësojë brazilianët se shfrytëzimi seksual përbën krim






SAN PAULO - BE-ja filloi sot një fushatë, me rastin e fillimit të Kupës së Botës në Brazil, për të luftuar kundër shfrytëzimit seksual të minorenëve. Fushata Mos Kthe Shikimin ose “Não Desvie o Olhar” në portugalisht, mbështetet nga futbollistë brazilian si Kaka dhe Juninho Pernambucano. Ajo synon të ndërgjegjësojë brazilianët dhe të huajt që janë të pranishëm, me rastin e Kupës së Botës 2014, se shfrytëzimi seksual përbën një krim. “Ky projekt parashikon mbajtjen e senacave formuese nën vëmendjen e drejtuesve publikë dhe debateve mbi këtë temë në çdo qytet ku zhvillohen ndeshje të Kupës së Botës, si dhe një përforcim të luftës ndaj shfrytëzimit seksual dhe një sensibilizim të viktimave për të drejtat e tyre”, theksoi Komisioni Evropian në një komunikatë.

HermesNews - ©2014