Video
09/06/2014 16:08:29
Trazira në Brazil para botërorit
Tre ditë para Botërorit, punonjësit e metrosë së Sao Paulos, megalopoli i Brazilit që do të jetë skenë e ndeshjes inauguruese Brazil - Kroaci
BRAZILIA - Policia ushtarake e Sao Paulos shpëndau sot me gaz lotsjellëse, tre ditë para Botërorit, disa qindra manifestues të grupeve sociale që mbështesin grevën e punonjësve të metrosë. Manifestuesit kishin bllokuar, në orën 06:00 (09:00 GMT), një nga rrugët kryesore të kryeqytetit ekonomik (Rua Vergueiro) duke bllokuar qarkullimin dhe duke i vendosur zjarrin koshave të plehrave kur policia u sul për të liruar kalimin e automjeteve. Tre ditë para Botërorit, punonjësit e metrosë së Sao Paulos, megalopoli i Brazilit që do të jetë skenë e ndeshjes inauguruese Brazil – Kroaci, kanë hyrë në ditën e pestë të grevës duke kërkuar një rritje me 12,2 për qind të rrogave. Vazhdimi i grevës u votua dje në mbrëmje, disa orë pas një vendimi të Gjykatës Rajonale të Punës në Sao Paulo që e kishte gjykuar si të jashtëligjshme. Gjykata i kërkoi sindikatës që t’i japë fund lëvizjes nën presionin e një gjobe prej rreth 30 mijë eurosh.