Video

21/05/2014 08:32:01

Ndryshimet e ligjit: të dënuarat do dëmshpërblehen të parat

Numri i ish- të përndjekurve politikë që janë gjallë sot është 2754 persona, mes të cilëve janë 117 gra. Ih- të dënuar politikë mbi 75 vjeç sot janë 1284 persona






TIRANE - Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantoi sot propozimet për Ndryshimet e ligjit për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë, që do t'i japin përparësi ish të përndjekurve që janë gjallë në moshë të madhe dhe ish të dënuareve gra. Zv.ministrja Gentjana Sula tha se p/ligji i ri i jep përparësi në dëmshpërblim ish të denuarve politikë që janë gjallë. Brenda këtij grupimi do të kenë përparësi dëmshpërblimi ish të përndjekurit politikë gra dhe ish- të përndjekurit burra, mosha e të cilëve është 75 vjeç e sipër. Çdo fond vjetor ndahet në 70% për shpërblimin e personave që janë gjallë dhe mbi 75 vjeç dhe 30% për të shpërblyer trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë. Sipas ligjit, në fillim do të dëmshpërblehen ata që nuk kanë marrë asnjë këst, më pas ata që kanë marrë vetëm një këst, pastaj ata që kanë marrë vetëm dy këste, e kështu me radhë.



HermesNews - ©2014