Video

13/05/2014 08:43:40

Zbulohet organizata kriminale

16 persona nga Tirana, Shkodra, Malёsia e Madhe, Durrёsi dhe Elbasani janё arretuar nga policia, nёn akuzat pёr trafik qёniesh njerёzore






TIRANE - Njё grup prej gjashtёmbёdhjetё personash ёshtё arrestuar nga Policia e shtetit, ndёr ta pesёmbёdhjetё tё shpallur nё kёrkim ndёrkombёtar dhe njё shtetas tjetёr.

Operacioni policor pёr ndalimin e tyre ёshtё shtrirё njёkohёsisht nё 6 rrethe tё vendit, nё Tiranё, Kavajё, Shkodёr, Malёsi e Madhe, Durrёs dhe Elbasan. Gjatё 24 orёve tё fundit u ekzekutuan 10 urdhёra ndalimi nё Tiranё dhe 5 urdhёra ndalimi nё Shkodёr, pёrkatёsisht; Pashko Jak Nilaj, 52 vjeç, banues nё Kamicё, Malёsi e Madhe, Prel Maç Micaj, 60 vjeç, banues nё Bajzё Malёsi e Madhe, Ali Bajram Metvelaj, 53 vjeç, banues nё Koplik Malёsi e Madhe Shkodёr, Gjergj Nik Martinaj 49 vjeç, banues nё Shkodёr, Filip Gjergj Kertunga, 55 vjeç, banues nё Velipojё Shkodёr, Fatmir Zyhdi Bakalli, 53 vjeç, banues nё Tiranё, Enver Karaj, 50 vjeç, banues nё Shkozё Tiranё, Fatos (Dashnor) Osmen Fasko, 44 vjeç, banues nё Fier, Nertil Axhem Pervizi, 40 vjeç, banues nё Delogozhd, Strugё Maqedoni, Fatmir Rasim Flaga, 58 vjeç, banues nё Tiranё, Nikoll Pal Kolaj 49 vjeç, lindur nё Puke dhe banues nё Tiranё, Zaim Ferit Hysenbelliu, 53 vjeç, banues nё Tiranё, Durim Fuat Koxha, 56 vjeç, banues nё Tiranё, Gezim Idriz Tafaj, 44vjeç, lindur nё Viçidol dhe banues nё Tiranё, Alfred Xhezmi Myrtaj, 50 vjeç, banues nё Tiranё. Sipas policisë, nё momentin e ndalimit shtetasit maqedonas Nertil Perzvizi, i ёshtё sekuestruar sasia prej 58.500 dollarё, ndёrkohё shtetasit Zaim Hysenbelliu iu gjet e sekuestruar sasia prej 10.150 dollarё.

Shtetasi Nikollё Kalaj gjatё kontrollit nё banesё i ёshtё gjetur e sekuestruar njё armё zjarri automatik dhe njё sasi municioni luftarak.

Kёta shtetas nё bashkёpunim me njёri tjetrin kanё organizuar e realizuar kontrabandimin e shtetasve shqiptarё nё drejtim tё SHBAsё kundrejt fitimit, qё varionte deri nё 24.000 dollarё pёr person.

Bazuar nё materialet hetimore tё grumbulluara nё kuadёr tё kёtij hetimi nga ana e Gjykatёs pёr Krime tё Rёnda ёshtё vendosur masa e sigurisё “arrest nё burg” ndaj kёtyre shtetasve.

Vijojnё hetimet.

HermesNews - ©2014