Video
15/04/2014 14:21:56
Siguria; GPS për mjetet lundruese e tonazhit të ulët
Nuk ka kthim të moratoriumit antiskaf !
TIRANE - Të gjithë mjetet lundruese motorike të tonazhit të ulët, nën 20 ton, duhet të regjistrohen dhe të pajisen me GPS, kjo pas ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme në ligjin për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 tonë.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve theksoi, se kjo do të rriste sigurinë e jetës së njerëzve në plazhe si dhe do të kishte nën kontroll këto mjete lundruese për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike apo dhe trafikun e qenieve njerëzore.
Ai deklaroi se nuk do të ketë rikthim të moratoriumit antiskaf, i cili sipas tij ka dështuar gjatë gjithë viteve të zbatimit të tij.
Sanksione do të merren për subjekte që nuk do të zbatojnë ligjin. Nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë dhe sekuestrim mjeti, dënohen personat që nuk janë regjistruar mjetin e tyre motorik nën 20 tonësh ose nuk kanë GPS.
Për shkeljen e rregullave të sigurisë për pushuesit në plazhet publike dhe jopublike, det apo liqene, kur mjeti motorrik afrohet me tepër se 300 metra nga bregu, gjoba varion nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë, gjithashtu dhe sekuestrim të mjetit.