Video
24/03/2014 13:03:49
Kokaine e paster drejt Vatikanit
Sasia e kokaines ishte e fshehur ne prezervative
GJERMANI- Policia doganore gjermane, ka kryer nje operacion per nje mall te rendesishem qe ishte drejtuar drejt Vatikanit nga aeroporti i Lipsias. Gjithcka qe ndodhej brenda automjetit, nuk ishte brenda kushteve te pershtatshme, raporton Süddeutsche Zeitung.
Ne fakt, me 19 janar policia doganore gjermane ka gjetur mbi 340 grame kokaine te paster te futur brenda 14 prezervativeve, te vendosura brena nje kutije e cila vinte nga Amerika e Jugut ne drejtim te Vatikanit. Ministri i Financave e ka bere publik ngjarjen per gjermanen Bild.
Vlera e droges nese do te hidhej ne treg do te kushtonte 40 mije Euro. Autoritetet gjermane dhe te Vatikant jane duke bashkepunuar per te zbuluar personat qe fshihen pas sasise se droges dhe marrjes ne dore. Eshte shume e veshtire deri tani qe te dalin rezultatet, duke pare se ne pjesen e siperme te kutise nuk eshte shkruar asnje emer konkret, por vetem zyra postare e Vatikanit.