Video

23/03/2014 16:06:51

Modelja ruse e shperfytyruar

I dashuri milioner rus, ndodhet ne arrati




MOSKE- Historia e tyre mund te ishte nje perralle e bukur. Alexandra Sereda, 27 vjecare nga Rusia, nje modele teper e suksesshme, u dashurua me 33 vjecarin Pavel Ushanov, multimilioner nga Rusia. Ky madje shef i nje shoqerie telekomunikacioni ne Moske.

Kane qendruar bashke per dy vjet, derisa Alexandra vendos te ndahet nga kjo marrdhenie. Dhe ne kete pike, i riu rus humbet durimin duke nisur ta rrahe brutalisht ne apartamentin e tyre.

Per dhjete minuta dhe me dhune te forte, ajo vuan tmerresisht rrahjen nga ish i dashuri. Ajo arrin te shpetoje duke dale me vrap ne rruge. Nga rruga kerkon ndihme dhe telefonon policine. Nje ambulance e con urgjet ne spital. Pamja e saj, tashme nuk eshte ajo e meparshme, pasi tashme eshte komplet e shperfytyruar.

“Kur kam pare fotot dhe veten time pas sulmit, me dukej sikur po shikoja nje filme me zombie”, tregon ish-modelja per nje gazete ruse. Ka kaluar disa kohe qe nga ajo kohe e tmerrshme dhe nderkohe plaget e marra po rregullohen. Megjithate, nga agresori nuk ka asnje gjurme. Ai eshte ne arrati dhe per te prokuroria ka leshuar nje urdher arresti.

Edison Myrteza