Video
23/03/2014 05:02:37
Bllokohen 4 banka te medha ruse
Asete me miliarda dollare, jane ngrire per kartat Visa dhe MasterCard
RUSI- Financat dhe kartat e bankave kane bllokuar sherbimet e tyre per shume kliente te bankave ruse si rezultat i sanksioneve te Bashkimit Europian dhe SHBA-se. Deri tani kater banka kane pesuar ngritje te llogarive ne miliarda dollare, ku perfshihen klientet te futur ne listen e zeze te qeverise amerikane. Kartat visa dhe MasterCard, per kompanite amerikane, jane te papranueshme per cdo lloj sherbimi.
Bankat, te cilat kane deklaruar se sherbimet e kartave kane ndaluar pa asnje njoftim, e kane cilesuar kete bllokim si te paligjshem. Njera nga bankat e bllokuara Banka e Rusise, e cilesuar nga qeveria amerikane si banka e 15-te me e madhe ruse, ka ngrire asetin e 12 bilion dollareve.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thene se Banka e Rusise nuk ka te beje fare me ngjarjen ne Krime dhe ka premtuar se do te transferoje te ardhurat e tij ne kete banke. Une personalisht nuk kam nje llogari ne kete banke, por ju premtoj se diten e hene do te hap nje llogari, ka thene Putin ne nje takim me Keshillin e Sigurimit te Rusise.
Kartat visa dhe MasterCard, kane deklaruar se kane ndaluar sherbimin e SMP Bank, e cila kontrollohet nga vellezerit Arkady dhe Boris Rotenberg, te dy te futur ne listen e zeze te qeverise amerikane. Kjo eshte banka e 39-te me e madhe ne vend, ka nje kapital prej 5 bilion dollaresh.