Video
20/03/2014 14:27:49
Deklarata e Tiranës që çudit Rusinë
Abramov, ''Shqipëria dhe Kosova kanë deklaruar vetë se nuk ekziston asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë, nuk e kemi thënë ne por e keni thënë ju. Ndaj mendimi ynë i Rusisë dhe i NATO-s për çështjen e ribashkimit të Krimesë me Rusinë janë të kundërta''
TIRANE - Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Leonid Abramov, deklaroi sot se “shpreh keqardhje (për qëndrimin e Tiranës në lidhje me Krimenë) sepse Shqipëria është vend, populli i të cilit e di fare mirë parimin e vetëvendosjes dhe sa i rëndësishëm është ky parim për një jetesë normale të popujve”.
Në një konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet në Ukrainë dhe shpalljen e pavarësisë së Krimesë, ambasadori rus tha se “Shqipëria dhe Kosova kanë deklaruar vetë se nuk ekziston asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë, nuk e kemi thënë ne por e keni thënë ju. Ndaj mendimi ynë i Rusisë dhe i NATO-s për çështjen e ribashkimit të Krimesë me Rusinë janë të kundërta”.
I pyetur nga gazetarët nëse çështja e Krimesë e çon Rusinë drejt një konflikti me OKB, SHBA-në dhe BE-në ambasadori Abramov theksoi se “e para në Ukrainë në 21-22 shkurt ka ndodhur grusht shteti i armatosur, ku shtetin e zaptuan forca legjitime me mbështetje direkte të përfaqësuesve të perëndimit. Momenti kyç këtu është nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Presidentit Janukoviç dhe përfaqësuesve të opozitës, në prani të Ministrave të Punëve të Jashtëm të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës. Janukoviç i ka respektuar dispozitat e kësaj marrëveshje i ka tërhequr forcat, kurse liderët e opozitës këtë marrëveshje e kanë hedhur tek koshi i plehrave të nesërmen me një pëlqim të heshtur të përfaqësuesve të Perëndimit dhe në vend të qeverisë së Bashkimit të Unitetit Kombëtar u shpall qeveri e fituesve”.
Ambadori rus u shpreh se “duke i respektuar të gjitha shtresat e popullsisë, kombësive nga ana e qeverisë, pavarësisht racës fesë apo treguesve etnikë, një qeveri të tillë në Kiev ne nuk e nuk e shohim për momentin, Po të marrim deklaratat e fundit, atë të datës 19 mars, e djeshme, e di që për momentin thyhen kompetencat e presidentit , zotit Oleksandër Turcinov, i cili u kanë dhënë një urdhër forcave të ushtrisë ukrahianse që ndodhen në Krime të përdorin armët kundër popullsisë civile. Ndaj populli i Krimes nuk kishte mundësi të tjera, të paktën në kuadrin e shtetit të Ukrainës. Shteti i Ukrainës ka humbur të drejtën për të mbrojtur integritetin e tij territorial”.