Video

18/03/2014 14:54:40

Krimeja gjithnje pjese e Rusise

Vladimir Putin nenshkruan marrveshjen ku Krimeja behet zyrtarisht pjese e Rusise




MOSKE- Presidenti rus Vladimir Putin ka folur sot publikisht ne Parlamentin e Rusise, se “ne zemren dhe mendjen e njerezve, Krimeja ka qene gjithnje pjese e Rusise”. Putin e ka mbajtur kete fjalim ne te dyja dhomat e Parlamentit, nga ku deklaroi rregullat qe Krimeja duhet te ndjeke qe te jete perfundimisht pjese e Rusise. Putin dhe drejtuesit e rinj te Krimese, nenshkruan formalitetet e duhura per t’u bere keshtu pjese e Rusise.

Probleme per udhetimet dhe ngrirje asetesh financiare jane per “drejtuesit e Krimese” dhe politikane te tjere ruse si nga qeveria ukrainase ashtu edhe Bashkimi Europian dhe bankat me te medha te Europes. Putin ka shtuar se “referendumi ishte i ligjshem dhe shume bindes. Populli i Krimese ka shprehur qarte se do te jete pjese e Rusise. Gjithcka ka qene nje padrejtesi historike e Ukraines”.

Audienca e pranishme ne te dyja sallat e ka pershendetur fjalimin e Vladimir Putinit me duartrokitje te forta dhe duke bertitur “Rusia, Rusia”. Me pas, Putini dhe kryeministri i Krimese, Sergei Aksyonov, kane nenshkruar dokumentin per ta bere gadishullin ne Detin e Zi, pjese te rusise. Nenshkrimi duhet te aprovohet fillimisht nga Gjykata Kushtetuse dhe me pas te ratifikohet ne Parlament.

Edison Myrteza