Video

17/03/2014 16:50:16

Krimeja po transformon Europen

Aneksimi nga Rusia, ndryshon gjithcka ne kontinentin e vjeter




Krimeja ka transformuar Europen. Pas nderhyrjes ushtarake me tanke nga Moska dhe triumfit te referendumit, Rusia, SHBA-ja dhe BE-ja vazhdojne te grinden per marrdheniet ashtu si kohen e Luftes se Ftohte.

Asgje nuk do te jete me e njejte ne kontientin e vjeter pas 16 marsit te ketij viti. Ne kete dite, Krimeja eshte rrikthyer serisht tek Rusia, 60 vjet pas dhurimit te Nikita Krushoit si kompensim per Ukrainen, si porti me strategjik i Moskes ne Detin e Zi. Kohet e ish-Bashkimit Sovjetik duket se jane te largeta, por sic ben te ditur nje e perditshme zviceriane, ceshtja e Krimese ka ndryshuar komplet kuadrin gjeo-politik te Europes.

Te gjithe aktoret e perfshire jane goditur nga aneksimi per rusine. Referendumi ka dhene nje pergjigje te qarte ate qe Moska kishte si qellim qe kur dergoi tanket. E ligjshme ose jo, Rusia tashme e ka bere pjese te saj krimene.

Ndryshimet mbi te gjitha i interesojne Ukraines, e cila do te ndeshet me nje ndryshim teper te madh. Kievi ka realizuar sipas gazetes, te mos nderhyje per momentim ne gadishull. Pa Krimene, Ukraina mund te mbijetoje, por disa fraksione radikale te cilet mbeshtesin idete e ish-presidentit Yanukovich, tashme shpresojne per nje nderhyrje edhe ne pjesen lindore te Ukraines.

Presidenti Vladimir Putin, ka shpjeguar serisht se Moska eshte e shqetesuar per nivelin e dhunes qe eshte regjistruar ne territorin e trazuar nga ana e Kievit gjate-gjithe kufirit.

Nese situata do te destabilizohet serisht, Rusia ka te drejten e nderhyrjes per te mbajtur interesat. Nje vendim qe do te ndryshoje te ardhmen e Ukraines, vend qe ndodhet ne kufi me BE-ne. Nese tre muaj me pare e ardhmja e Kievit dukej gjithnje e orientuar drejt BE-se, tashme rrezikon qe te jete nje shtet i falimentuar.

E drejta e Moskes fuqizohet me teper, pas sulmeve te cilat lane jo pak te vdekur ne lindje te vendit. Nderhyrja ne Krime, ka bere ne fakt qe edhe Rusia te kete koston e saj, veprim i cili ka bere qe bota te shohe me imtesi marrdheniet me kete vend.

Gazeta zviceriane nenvizon se raporti mes Moskes dhe Perendimit nuk ka qene kaq shume i tensionuar qe pas Luftes se Ftohte. Askush nuk flet me per partneritet. Nje klime tensioni qe duket edhe ne rruget e Moskes me qytetaret e saj. Gjendja eshte bere edhe me e rende per ceshtjen e Krimese, kur jane goditur format me te fundit te komunikimit te lire, si faqet sociale dhe mediat kundershtare. Ne sheshet e kryeqytetit me mijera ruse kane marshuar kunder luftes, por asgje nuk ka dhene shpresen e mirepritur.

“Kush kundershton urdherin e Moskes, quhet automatikisht si ekstremist, fashist dhe i blere me parate e perendimit”, deklarohet publikisht. Nderhyrja ne Krime ka denigruar se tepermi edhe figuren e Vladimir Putinit ne arenen nderkombetare. Nga ajo qe u pa pas pervetesimit te territorit te Krimese, duket se i ka dhene nje popullaritet, gje per te cilen ai kishte nevoje.

Edison Myrteza