Video

11/03/2014 16:02:57

Identifikohet njeri nga pasagjeret

Hetim per identifikimin e personit te dyte




MALAJZI- Eshte identifikuar njeri nga dy personat me pasaportat e rrembyera,te cilet u ngjiten ne bordin e avionit MH370 te Malaysia Airlines, te zhdukur tashme qe nga e shtuna. Lajmi eshte bere i ditur nga media britanike. Personi quhet Pouria Nour Mohammad Mehrdad, nje 19 vjecar nga Irani, i cili kerkonte te perfitonte azil politik ne Gjermani. Fotot e te dy personave jane publikuar nga media britanike.

Sic raporton “The Indipendent”, shefi i policise Khalid Tan Sri, ka nenvizuar se 19 vjecari ka arritur te marre ne dore nje pasaporte false per te tentuar te emigroje ne Gjermani nga Irani. Sipas te dhenave, ai nuk eshte pjestar i ndonje grupi terrorist apo ne ndonje menyre i lidhur me zhdukjen e avionit.

Media britanike shton se nena e te riut, tashme e kontaktuar nga policia, ka qene ne djeni se djali i saj ka tentuar te arratistet per ne Gjermani me nje pasaporte te falsifikuar. Gazeta britanike shfaq foton e te dyve, por deri tani policia dhe grupi hetimor nuk ka arritur te identifikoje personin e dyte. Sipas autoriteteve, behet fjale per nje arratisje drejt Gjermanise me objektiv “azilin politik”.

Financial Times, ka arritur qe ne faqen kryesore te saj te raportoje informacionin duke hyre ne kontakt me agjencise e udhetimit qe ishte prenotuar bileta per Boeing 777 nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit per te dy pasagjeret qe udhetonin me pasaportat e vjedhura.

Shefi i agjencise ka deklaruar se keto bileta jane shitur per llogari te nje burri me kombesi iraniane te cilin e njihte prej disa vitesh dhe qe njihej vetem me emrin “Ali”. Nje here qe te dy personat kishin mberritur ne Europe me pas ishin ndare. Njeri prej tyre ishte nisur drejt Frankfurtit dhe tjetri drejt Kopengagenit ne Danimarke.

Edison Myrteza