Video

07/03/2014 13:13:24

Banorët nuk i duan zhurmat

INUK pezullon punimet tek bulevardi i ri






TIRANE - Ankesat e shumta dhe të herë pas hershme të qytetarëve të Tiranës që përfshihen në zonën e ndërtimit të Bulevardit të Ri, të paraqitura në Prefekturën e Tiranës, ka detyruar INUK që të pezullojë punimet, deri në verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor në të mirë të sqarimit të situatës. "Ankesat e qytetarëve ndaj Bashkisë së Tiranës kanë të bëjnë kryesisht me mosvlerësimin dhe për rrjedhojë moskompensimin e drejtë të pronave që do të prishen. Ankesa, që janë shprehur publikisht edhe në protestat e organizuara nga banorët e zonës ndaj bashkisë së Tiranës", shkruan INUK në deklaratë. Ai
garanton shqyrtimin me korrektësi dhe profesionalizëm të çështjes në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.

HermesNews - ©2014