Video
05/03/2014 05:50:43
BE, nje e treta e grave dhunohen
Dhune psikologjike dhe seksuale qe ne moshen 15 vjecare
BRUKSEL- Mbi nje e treta e grave ne vendet e Bashkimit Europian kane qene te pakten nje here te dhunuara psikologjikisht ose seksualisht qe nga mosha 15 vjecare, sipas Agjencise se te Drejtave Fondamentale ne Bashkimin Europian. Sipas informacionit, rreth 62 milion gra e kane vuajtur kete problem.
Theksohet se ky eshte studimi me i rendesishem ne kete subjekt dhe gjithcka eshte bazuar mbi intervistimin e 42 mije grave. Raporti ka dale mbi vendet e Bashkimit Europian mbi dhunen ne publik dhe jo ne ceshtjet private. Theksohet se ligjet dhe rregullat mbi dhunen seksuale dhe psikologjike duhet te ndryshohen.
Studiuesit kane pyetur grate ne BE-se ne lidhje me eksperiencen psikologjike dhe dhunen seksuale ne shtepi dhe vendet e punes si dhe dhunen psikologjike dhe seksuale ne kohen e femijerise. Deklarohet sipas raportit se 1 ne 10 gra kane perjetuar te pakten nje here forma te dhunes seksuale qe ne moshen 15 vjecare dhe 1 ne 20 gra eshte perdhunuar.
Raporti shton se 22 per qind e grave kane vuajtur psikologjikisht dhe seksualisht nga dhuna e partnerit, ndersa 67 per qind e tyre nuk kane dhene informacion mbi dhunen e ushtruar ne stacionet e policise. Gjithcka kane deklaruar eshte se dhuna eshte ushtruar per shkak te pijes se alkoolit.
Rreth 18 per qind e grave kane thene se kane qene viktime ne moshen 15 vjecare duke u dhunuar seksualisht ne vendet publike. Nga drejtuesit e BE-se eshte kerkuar qe vendet pjesmarrese te luftojne problemin problem qe po ndikon ne shoqeri cdo dite. Ne raport deklarohet se fushatat dhe pergjegjesit per ceshtjet sociale duhet te ndikojne mbi te dyja palet. Burrat duhet te jene te lidhur pozitivisht dhe te ndikojne ne uljen e dhunes nga meshkujt e tjere.