Video

04/03/2014 20:33:57

Njė ėndėrr nga Parisi

Roland Qafoku






HermesNews - Jeta e Indrit Sulos ishte njė libėr i hapur deri tė mėrkurėn e 5 shkurtit. I riu 24-vjecar i sapodiplomuar nė universitetin “American Bussines School” tė Parisit, ndėrrroi jetė fatalisht nė njė aksident automobilistik nė autostradėn Tiranė-Durrės pa e prekur ėndrrėn e madhe tė jetės qė dijet e marra nė Francė ti vinte nė shėrbim tė vendit tė tij. Nuk kėrkoi punė nė shtet, nuk rrahu gjoksin si njė takėm riosha qė synojnė tė bėhen deri ministra me tė vėnė kėmbėn nė Shqipėri vetėm se kanė njė diplomė tė huaj.

Nuk aplikoi nė asnjė konkurs pėr administratėn civile. Me krenarinė e vet refuzoi edhe ofertat nga zyrtarėt mė tė lartė tė qeverisė aktuale vetėm e vetėm se njė punė nė zyrėn e shtetit pėr tė ishte sjellje e rėndomtė e atyre tė rinjve qė te shteti gjejnė si shpėtim lėmoshėn politike. Iku nga kjo jetė njėkohėsisht me madhėshtinė dhe me modestinė qė e spikaste mes miqve dhe shokėve duke lėnė pas tė shpėrndarė nė ajėr njė ėndėrr qė u shua pa nisur tė marrė udhė: Indrit Sulo synonte tė sfidonte gjithcka nė jetė pėr tė realizuar projekte tė mėdha qė vetėm ai mund ti bėnte realitet.

Vėrtetė Indrit Sulo nuk ishte i riu tipik shqiptar qė bėhet shumė lehtė i famshėm pa patur kurrėfarė vlere. Nuk ishte i riu tipik shqiptar qė nderohet edhe pse nuk bėn kurrėfarė pune. Nuk ishte tipiku i riu shqiptar qė mbush kafenetė e Bllokut nga mėngjesi deri nė mesnatė pėrballė avujve tė alkoolit. I pastėr si pika e vesės, i shkėlqyer atje ku nė valle ishte talenti, i prirur qė modeli i tij tė ishte njeriu selfmade, cuditėrisht Indriti u shua kur ylli i tij kishte nisur tė ngrihej lart. E ndėrsa Parisi ishte altari i dijes sė tij, fatkeqėsisht Tirana nė vend tė bėhej altari i realizimit u shėndėrrua nė altarin e zi tė ndarjes nga kjo jetė.

Mė 24 mars nė universitetin “American Business School” nė Paris, nė ceremoninė e ndarjes sė diplomave do tė mungojė studenti qė profesorėt e vlerėsonin mė shumė nga tė gjithė. Do ta nderojė edhe Chris Roman, profesori i rreptė qė nė auditor vetėm pėrballė Indritit “zbutej” dhe bisedonte me tė si ta kishte koleg, vetėm falė nivelit tė dijeve qė i riu shqiptar manifestonte.

Nė librin e hapur enkas do tė shkruhet cdo impresion qė studentėt dhe pedagogėt kujtojnė pėr tė. Ndėrsa Fiona, shoqja e Indritit me tė cilėn ndanė shumė gjėra bashkė, nuk do tėrheqė thjesht diplomėn e shokut tė saj mė tė mirė. Ajo letėr nė tė cilėn shkruhet DIPLOME, pėr Fionėn do jetė njė kujtim i pėrhershėm nga njė njeri qė nuk jetoi thjesht vetėm kohėn dhe jetėn e tij. Por qė pėr tė, deri mė 5 shkurt ishte njė model ekstra dhe nė tė ardhmen do jetė njė frymėzim po ekstra.

Frymėzim qė nuk nis dhe mbaron vetėm te Fiona por edhe te shumė e shumė miq e shokė qė e njohėn Indritin nė lagje, shkollėn 9-vjecare dhe nė tė mesmen “Harry Fultz” kur talenti i tij doli mbi ujė. Indriti duhet tė jetė model edhe pėr shumė e shumė tė rinj si ai qė u diplomuan jashtė kufijve dhe qė erdhėn tė sfidojnė jetėn nė atdhe. Njė model edhe pėr atė aradhė personazhesh tė lėvizjes “Mjaft” qė nga Erion Veliaj, Andi Kananaj, Laert Kola e deri mė tė rinjtė me tė cilėt Indriti punoi pėr shumė vjet.

Por sic shkruante Hemingueji se jeta nė Paris ishte vetėm nė dorėn e tij. Edhe pėr Indritin kėshtu duhet tė ketė qenė. Gjithcka nė zemrėn e kryeqytetit francez ishte nė dorėn e Indritit. Por jo nė Tiranė ama. Aty ku trupi i tij u nda nga shpirti. Iku nga kjo botė shumė i ri duke prerė nė mes shumė e shumė gjėra.

Ne na bėhet sikur kėto fjalė Indriti na i dėgjon teksa ėshtė atje lart nė qiell dhe ne qė vazhdojmė ti flasim si tė ishte mes nesh: Hej Drize, mos ia thuaj njeriu !

HermesNews - ©2014