Video

03/03/2014 05:49:41

Apple edhe ne makinen Ferrari

Shume shpejt do te jete gati 'makina e menēur'






ITALI - Teknologjia e Apple do te zbrese edhe mbi makinen Ferrari. Ne sallonin e Gjeneves ne Zvicer, kolosi do te shfaqe pamjet e nje sistemi shume dimensional vetem per makinat, “IOS ne makine”. Sipas gazetes “The Financial Times”, pervec shtepise se Maranellos, jane edhe Merceces dhe Volvo, por lista e te interesuarve do te jete edhe me e gjate. Per Ferrarin, shpresa per nje te ardhme te ndritur do te jete e sigurt. Eddy Cue, zevendes president i Apple, eshte gjithashtu nje i apasionuar i madh i makines se kuqe.

Sistemi operativ IOS brenda makines do te konsistoje ne integrimin e disa funksioneve te telefonit IPhone dhe Ipad ne pjesen e jashtme te makines, duke shfrytezuar komandat me ze, duke mos i hequr duart nga timoni. Qe nga muzika, tek thirrjet, mesazhet dhe deri tek sherbimet online satelitore, ky do te jete funksioni kryesor. Por ne realitet do te kete edhe me. Sipas informacioneve qe ka mbledhur gazeta, eshte gati “te ndryshohet menyra e te drejtuarit te tanishem”.

Por ndeshja per “makinen e mencur” eshte shume e madhe. Makina do te jete ne gjendje te transmetoje te dhena, te komunikoje me makinat e tjera apo te drejtohet ndaj semaforit. Madje, do te shohim edhe Fordin i cili eshte lidhur me Microsoft, kompani e cila sapo ka prezantuar sistemin Sync 2, i gjithi me kontroll zanor dhe prekje me gishta.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza