Video

01/03/2014 10:15:23

Femrat ne burg 'favore seksuale'

Burgjet e Britanise se Madhe ne skandale seksuale




ANGLI- Nje raport nga britanikja “Liga Howard per Reformen Penale”, ka nenvizuar rritjen e rasteve ne te cilat te denuarat jane te detyruara te shesin trupin dhe bejne favore “seksuale” per punonjesit e burgjeve ne kembim te cigareve, alkoolit apo favoreve te tjera.

Komisioni i ngritur per raportin eshte i perbere nga akademike, ish-drejtues te burgjeve dhe eksperte shendetsore. Raporti eshte i pari raport i mirtuar per praktikat seksuale ne brendesi te burgjeve. Por raporti nxjerr edhe faktin se eshte e veshtire te shfaqesh numrin konkret dhe te dhena te sakta te fenomenit, veten nepermjet nje sondazhi te thjeshte.

Behet fjale per praktika te cilat zhvillohen ne nje atmosfere te fshehte dhe qe nuk jep asnje identitet per perfshirjen e personave te burgut. Rreziku me i madh ekziston me teper tek burgjet e meshkujve me teper se sa tek burgjet e femrave.

Raporti jep te dhena se grate ne burgje jane me te shfaqura ndaj abuzimit te burrave dhe se ne te shumten e rasteve jane te braktisura nga bashkeshortet apo nga familjet. 80 per qind e vizitoreve ne burgje jane gra, ashtu si per burrat edhe per grate, nje e dhene e cila tregon edhe problemin e madh.

Ne burgjet e grave, abuzimet vijne vijne qe nga rojet ashtu si edhe nga ata qe jane ne te njejten qeli duke perfituar nga forca e madhe per te mposhtur me te dobetit. Por ka edhe lidhje te pranuara nga te dyja palet, ku njera pale eshte e detyruar te qendroje prane personave te tjere dhe duke u treguar atyre jeten private dhe ndjenjat qe shfaqen fshehurazi nepermjet mureve te qelive.

Ajo qe i shqeteson me teper ngritesit e ketij raporti, eshte fakti se arrihet te prostituohet per disa cigare. Edhe ne Britanine e madhe rregullat e botes se jashtme nderhyjne brenda portave te universit te burgjeve.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza