Video

01/03/2014 09:11:49

Gjermania e shqetësuar për Kievin

Merkel, frika që po përjetohet aktualisht në Krime na shqetëson







(16:07) Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj në lidhje me ngjarjet e fundit në Krime, në fjalimin e mbajtur sot në Berlin gjatë një veprimtarie kulturore dedikuar Europës. “Frika që po përjetohet aktualisht në Krime na shqetëson”, deklaroi ajo, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Ukrainës.


WASHINGTON - Një ndërhyrje ruse në Ukrainë do të kishte një çmim të lartë, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama lidhur me zhvillimet e fundit dramatike në krizën politike ukrainase. ”Një ndërhyrje e armatosur me mbështetjen ruse do të kishte pasoja”, deklaroi Obama, por pa specifikuar natyrën e këtyre pasojave. ”Një veprim i tillë do të ishte destabilizues për Ukrainën dhe potencialisht i rrezikshëm”, theksoi presidenti amerikan. ”SHBA mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës”, shton Obama. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014