Video
27/02/2014 13:41:39
Greqi. Seks per 5 Euro
Kriza ka ulur shume cmimin e seksit. Rritet prostitucioni
GREQI- Kriza ekonomike ne Greqi vazhdon te godase rende dhe jane te shumte qytetaret te cilet kane humbur vendin e punes, kane pare te ardhurat tu mbarojne dhe me pas te perfundojne ne rruge. Shifrat jane alarmante duke treguar se eshte rritur shume edhe prostitucioni. Fotografi grek Myrto Papadopoulos po kerkon te terheqe vemendjen e te gjitheve ne kete aspekt me projektin fotografik The Attendants.
Per te fiksuar fotot qe dokumentojne boten e prostitucionit, Papadopoulos ka ndjekur disa punonjese seksi per muaj te tera. Ai thekson se ka shkuar ne te kaluaren nga SHBA ne Milano. Besoj se kriza po ben ate qe nuk eshte mundur me pare, rritjen e tregut te seksit me pagese. Edhe pse pjesa me e madhe e grave nuk jane totalisht greke, shesin trupin e tyre per te jetuar.
Nje pune e tille ka bere qe te ndryshoje edhe cmimi per raportet seksuale. Deri para nje viti nje raportseksual kushtonte deri ne 100 Euro, kurse tashme kushton 50 Euro, ndersa nje raport oral deri ne 5 Euro.
Papadopoulos thekson se shume punonjese seksi qe tashme gjenden ne Greqi vijne nga Nigeria apo edhe vende te tjera lindore dhe afrikane. Ato kryesisht shfrytezohen nga trafikantet, por nuk perjashtohen edhe rastet qe ato e kryejne kete pune per te jetuar dhe fituar dicka.
Sipas tij, cdo femer dhe cdo klient duket se ka nje histori personale. Ne te shumten e rasteve, meshkujt per shkak se nuk kane pune dhe nuk kane cfare te bejne, shkojne per marrdhenie seksuale sepse cmimi eshte vetem 5 Euro, duke mos perjashtuar edhe klientet e pasur.
Fotografi mendon se per te zgjidhur problemin duhet bere nje sensibilizim i opinionit publik, per tju dhene te kuptohet te gjitheve se keto gra e bejne kete pune vetem per te mbijetuar. Por ka nevoje edhe per te kuptuar mentalitetin e klienteve. Per shume prej tyre mos perdorimi i prezervativit eshte shenje fortesie dhe pikerisht per kete shkak rastet me Hiv jane rritur, shton artisti.
Shume pamje nga projekti jane shfaqur edhe ne Parlamentin Europian nga ku Papadopoulos beson se eshte bere nje hap i rendesishem. Ligjet nuk behen nga politikanet por nga njerezit. Aktualisht jam duke punuar per nje projekt interesant qe do te preke shume qytete greke. Personat duhet te dine dhe te kuptojne se cfare do te thote te punosh si prostitute.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter